Zhupa: Buxheti i shtetit po përdoret për të vjedhur zgjedhjet dhe shqiptarët, ne s’do ta lejojmë

Deputetja Demokrate, Ina Zhupa mbajti fjalën e saj në podiumin e PD, në ditën e 311 të protestës, qytetare në ‘Rrugën e Shpresës’, ku cilësoi se buxheti prej 250 milionë eurosh po shkon për kompani të palicensuara kur në fakt duhet të shkonin për pensionistët, ilace për të sëmurët dhe studentët.

Zhupa u shpreh se, kjo qeveri është një qeveri që po i pin gjakun Shqiptarëve dhe se buxheti i shtetit po përdoret për të vjedhur zgjedhjet e 2025.

Zhupa tha se, ne do të luftojmë këtë regjim, do të kemi qeveri teknike.

“Vij mbasi kam lënë një komision hetimorë në Kuvendin e Shqipërinë i cili ka filluar që në mëngjes. Për një nga aferat që i kushton buxhetit të shtetit 250 milion euro, do të habiteshit nëse do të dëgjoni se cfarë dëshmopjnë në komision. Kompani pa licenca për sterilizim, kompani rrobaqepësish me 1000 euro kapital, marin milion euro nga taksat tuaja që mund të shkonin në shërbime, shëndetësi dhe ilace për ju.

Vjen ministria dhe thotë e pa licensuar është sikur po thotë një gjë normale, vijn dhe parakalojnë aty me shkeljet e tyre teksa ju kanë marrë gjakun shqiptarëve, teksa u kanë shkurtuar jetën të sëmurëve, teksa i lënë në rradhë të gjata për një ekzaminim apo skaner.

Ata nfakt nuk e dinë se cfarë është të kesh një të sëmurë në shtëpi, nuk e dinë hallin e teë gjithë familjes dhe dëgjojmë ata që i mbrojnë teksa i flasin të sëmurëve me kancer si të dënuar nga zoti. Por ne në fakt jemi të dënuar nga Edi Rama dhe nga vjedhjet e tij për të mos marrë shërbim shëndetësorë me dinjitet. E kemi vetë në dorë të rebelohemi, të mos bindemi që të reagojmë dhe të ndryshojmë situatën.

Shëndetësinë e mora për shëmbull, por mund të ju marr shëmbull mësueit, studentët, pensionistës me të cilët po bën tallavanë e rradhës a thua se ska para për tju dhënë. Vetëm sipas kontrrollit të lartë të shtetit nga viti 2014 deri në 2023 janë bërë dëme buxheti 9.8 miliardë euro.

9.8 miliardë euro dalin e teprojnë për pensionistët, ilacet e enkologjikut dhe studentët, por është lukunia e tyre që kanë vetëm një slogan: ‘Vjedhim Shqipërinë për të vjedhur zgjedhjet dhe vjedhim zgjedhjet për të vjedhur Shqiptarët’.

Kjo është ajo që po bën dhe me buxhetin që e kan të madh, por të madh për oreksin e oligarkëve dhe të madh se i duhen shumë para për zgjedhjet e 2025.

Ne nuk do ta lejojmë, ne jemi të gjithë bashkë në një mosbinjde civile dhe ne do të punojmë me cdo qytetarë për qeveri teknike dhe për të qenë përballë këtij regjimi. Vetëm ne mund ta ndryshojmë këtë vend”, tha Zhupa.

About Redaksia

Check Also

Lista e hapur e PD për Tiranën

Është zbardhur lista e hapur e kandidatëve të Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës, të …