Kryetari i PD, Sali Berisha, në bashkëbisedimin e tij me qytetarët, i pyetur në lidhur me rolin e administratës nën qeverisjen e PD-së, është shprehur se, do të respektohet ligji dhe shteti, e jo që punonjësi i shtetit të kthehet në ushtar të pushtetit.
“Narkoshteti ndër të parët që shkatërroi në Shqipëri është administrata. Shkatërroi Policinë e Shtetit, të cilën e angazhoi në mbjelljen e kanabisit në vend, e shndërroi nga luftëtare kundër krimit, në bashkëpunëtore të tij.
Por për të ju përgjigjur pyetjes tuaj, shkurt dhe direkt, ne mënyrë absolute do të respektojmë administratën dhe punonjësit e saj, jo si një levë e partisë, jo si një instrument i partisë shtet, por si institucione të shtetit, të të drejtës, ligjit dhe kushtetutës”, tha Berisha.