Berisha: Nuk do të ketë rrogë mesatare nën 1200 euro!

Kryetari i Partisë Demokratike duke folur në tubimin qytetar për rritjen e rrogave tha se, do të bëjmë që taksat e tyre, e qytetarëve, e biznesmenëve të shndërrohen në mirësi të merituara plotësisht për qytetarët.

“Ndaj miqtë e mi unë jam këtu për t’u zotuar se qeveria dhe programi i ardhshëm i PD do ketë ligjin e parë, çdo buxhet investimi kryesor tek njeriu, tek njeriu, tek njeriu.

Asnjë rrogë më e lartë se katërfishi i rrogës mesatare në Republikën e Shqipërisë.

Vidhni sa të mundni hajdutë, për hundësh do ua nxjerrim, kudo që t’i fshihni do ua gjejmë, qytetarëve do ua kthejmë.

A mundet në një republikë të vlerave, që një njeri të marrë sa 70 pensionistë?

A mundet në një republikë të ligjit, Kushtetutës, që një zyrtar të marrë sa rrogën mesatare të 10 zyrtarëve?

Këto marrin fund miqtë e mi. Rrogat, fondet do shkojnë për pensionet, që nuk do ketë më pension kurrë nën 200, ose do llogaritet mbi bazën e minimumit jetik prej 200 euro.

Nuk do ketë ndihmë ekonomike nën 200 euro.

Nuk do ketë pagesë papunësie nën 200 euro.

Nuk do ketë shqiptar që do marrë në muaj më pak se 200 euro.

Jo, jo, nuk do ketë rrogë minimale nën 500 euro.

Nuk do ketë rrogë mesatare nën 1200 euro. Nuk do ketë rrogë maksimale më shumë se katërfishin e rrogës mesatare.

Do i japim fytyrën njerëzore republikës.

Do të bëjmë që taksat e tyre, e qytetarëve, e biznesmenëve të shndërrohen në mirësi të merituara plotësisht për qytetarët”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

“Kam 10 vite pa fjetur në krevat”, Pareshqevi Simaku u gjet duke fjetur mbi valixhe

Elvira Tata, gruaja që gjeti në rrugët e Amerikës ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simakun, …