Berisha tregon monstruozitetet e Yuri Kim dhe refuzimin që i bëri Ambasadori gjerman

Në “Off the Record” me Andrea Dangllin, kreu i demokratëve lëshoi akuza të ashpra dhe ndaj ish-ambasadores amerikane, Yuri Kim, e cila sipas tij kur u vendosën sanksionet kërkoi nga diplomatët e vendeve të tjera që të bashkohen me to, por që u kundërshtuan ashpër nga ambasadori i ndjerë gjerman.

“Nuk kam dyshim. SHBA nuk do pajtohen me puçin që u bë, me grushtin e shtetit që u bë vetëm që t’i jepen pushtet narkodiktatorit Edi Rama. Historia nuk bëhet me retushime si Enver Hoxha apo Yuri Kim. Ata që bëjnë veprime të tilla janë Donkishotër. Ne u ndëshkuam për vlerat që besonim.

Në takimin e parë pas shpalljes non grata që Yuri Kim bëri me ambasadorët e vendeve të mëdha iu kërkoi të solidarizohen. Ambasadori gjerman i tha që ne nuk solidarizohemi pasi ju nuk na pyetet ne kur e morët këtë masë dhe nuk keni asnjë fakt për korrupsionin e Sali Berishës. Ai I tha se ajo e bëri këtë për të ndihmuar Edi Ramën”, tha Berisha në A2.

About Krye Redaktor

Check Also

Dash Sula nuk do të jetë në listat për deputet të partisë së re

Kreu i Nismës Thurje (pjesë e koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet), Endri Shabani, është shprehur se …