CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 85

Berisha: Kam besim se mosbindja civile është rruga e vetme fitimtare në betejën kundër perandorisë së Soros

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, kryetari i PD-së, Sali Berisha theksoi edhe njëherë se mosbindja civile është rruga drejt fitores në Shqipëri. Berisha tha se, ka besim se mosbindja civile është rruga e vetme fitimtare në betejën kundër perandorisë së Sorosit.

“Në përpjekje të paimagjinueshme, vendi i madh i lirisë që kishte bërë më shumë se kushdo tjetër për lirinë e shqiptarëve, ndërmori përpjekjet, masat më absurde, më antidemokratike vetëm e vetëm që të shndërronte opozitën shqiptare në një shtojcë të narkodiktatorit Edi Rama.

Njerëzit flasin me të drejtë sepse e kanë dëgjuar dhe e dinë sanksionimin e Sali Berishës, por qindra prej jush u sanksionuan vetëm për mbështetjen që i jepni Sali Berishës, mbështetjen që i jepni të vërtetës.

Kështu që kjo dallgë, që për fatin më të keq kësaj here vinte nga përtej Atlantikut, theu qafën, do të përdor një term shqiptar, në brigjet e Atlantikut përsëri.

Amerika u rikthehet vlerave. Ata u përpoqën të tjetërsojnë individin, identitetin e njeriut, ata morën ndëshkimin që meritonin nga qytetarët amerikanë.

Mos harroni se kjo zëvendëspresidente shndërroi në politikat e saj shtetërore ndryshimin e gjinisë njerëzore dhe perversitete të tjera, rrënimin e familjes, shndërrimin e prindërve në numra.

Pra, tejkaloi edhe parashikimet marksiste të kohës me këto idera.

Në këtë kontekst, Amerika shpëtoi nga vota e qytetarëve, por edhe ndikimi i saj kulturor, Amerika është një superfuqi kulturore në botë, një agresion i vërtetë kulturor merr fund me rikthimin në Shtëpinë e Bardhë të Donald Trump.

Natyrisht të dashur miq, beteja për ne zhvillohet në Shqipëri dhe këto zhvillime janë një motiv edhe më i madh për ju që mbrojtët në kushte shumë të vështira të një presioni të paimagjinueshëm, brenda dhe jashtë vendit, vlerat që besoni, sot duhet të ngriheni përsëri në një nivel më të lartë se ç’jeni për mbrojtjen e tyre, triumfin e tyre në Shqipëri.

Sepse nëse perandoria e Sorosit mori një goditje fatale në SHBA, ajo qëndron në këmbë me të gjithë dhëmbët dhe fuqinë në Shqipëri.

Unë kam besim se mosbindja civile është rruga më e sigurt dhe e vetme fitimtare në betejën kundër saj”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Miliona euro për ndërtim dhe mbushje gropash, rruga Tiranë-Durrës në gjendje skandaloze

Segmenti rrugor nga Tirana në Durrës është kthyer në makthin e përdoruesve të saj. Automjetet …