Nga Redin HAFIZI
“SONS AND DAUGHTERS OF EMBASSY”Kështu quheshin në kohën e të ashtuquajturës “Pranvera Arabe” të gjithë protestuesit, por që dihet në fund u tradhëtuan nga Washington DC. Pra, kur ndodhi Benghazi edhe prindi i atyre fëmijëve u tradhëtua. Sekretarja e Shtetit në atë kohë, Hillary Clinton la nën terrorin e një grupimi të armatosur, Ansar Al-Sharia, dy qendra diplomatike Amerikane në Libi. Ajo ishte një tragjedi e vërtetë që fatkeqësisht ndodhi në 11 Shtator 2012 dhe rezultoi me vrasjen e Ambasadorit Amerikan në Libi, J. Christopher Stevens dhe zyrtarit të menaxhimit të informacionit Sean Smith. Ky ishte fundi i të ashtuquajturës “Pranvera Arabe” e stisur nga Administrata Obama, por me projekt të dorëzuar nga Fondacioni Soros.
Ishte momenti kur përmes një projekti të tillë madhor, Soros po kapte DASH. Çdo individ që sakrifikohej quhej si një viktimë anësore për një projekt të madh. Ngritën studentët kudo në vende arabfolëse me parrulla për demokraci. U ngrit rinia, pasi kishte etje për liri. Protestuesit u etiketuan si djemtë dhe vajzat e ambasadës. Ata e vazhduan luftën, por u tradhëtuan, sepse projekti i vërtetë nuk ishte një botë arabfolëse demokratike, por kjo botë në kaos. Prandaj u toleruan menjëherë grupimet terroriste islamike, që pas rrëzimit të regjimit të vjetër, nisën raprezaljet edhe mes studentëve. Ndërkohë kjo ishte koha kur ISIS u bë më aktiv se kurrë.
Bijtë dhe bijat e Ambasadës u lanë edhe pa Ambasadë kur në 11 Shtator 2012 gjithë bota pa masakrën në Benghazi dhe dështimin e diplomacisë në të ashtuquajturën “Pranvera Arabe”. Rezultatet duken edhe sot, por përse ndodhi?
Nëse kërkojmë përgjigjen, shkojmë tek teoria e disa pasanikëve të sëmurë që nuk kënaqen me çfarë kanë, por kërkojnë edhe eksperiment me jetë njerëzish. Vetëm në një konflikt konstant, të pasurit e të pasurve mund të pasurohen shumë më tepër. Nuk flas për pasanikë që përmenden në media çdo ditë, por për atë grup të errët, që ka kohë të vëzhgojë dhe çdo vit e hap gojën vetëm në Janar, në Davos. Ata kërkojnë fitimin e sigurtë edhe pse i kanë miliardat. Ata nuk pranojnë humbjen, pasi paraja të bën të ndjehesh i fuqishëm. Ata guxojnë të shkelin mbi jetë njerëzish dhe ideale të rinisë, për të arritur kontrollin e tyre dhe periudha më e artë e tyre ishte Presidenca Obama ku Sekretarja Amerikane Clinton e ktheu DASH në një aneks të Fondacionit Soros.
Në Shqipëri kjo sindromë e “Sons and daughters of Embassy” ka ekzistuar gjithnjë dhe fatkeqësisht ne mbetëm si i vetmi vend i rëndësisë së veçantë pas revolucionit Arab, edhe pse jemi pjesë e Europës.
Ndoshta, kur dritat hapen, ne shohim sa të shëmtuar dukemi pas çdo revolucioni që Amerikanët e Soros po shtyjnë në gjithë botën. Vrasin me mbështetje të shërbimeve sekrete. Pushtojnë me ushtri të vendeve përkatëse. Blejnë dhe shesin çfarë të duan, por jo tani në vendet Arabe. Kjo i irriton miliarderët e padukshëm që kërkojnë kontroll total të jetëve tona. E tentuan me DASH në “Pranvera Arabe” kur studentët u quajtën “Sons and daughters of Embassy “, por të gjithë u përzunë nga vendet përkatëse, pasi Obama dhe Clinton bëjnë marrëveshje me ISIS. Kjo na duket shumë familjare edhe ne Shqiptarëve që kemi nisur me vrull diçka të re, por që po të shohim është diçka e vjetër dhe e provuar. Shpresoj që politika e projekteve të përfundojë dhe të nisë politika e marrëdhënieve të përditëshme, pra të ndihmojmë njëri-tjetrin në prosperitet. Vetëm kështu nuk besoj të jemi djemtë dhe vajzat e Ambasadës, por ta ndryshojmë Ambasadën në një Altoparlante për idetë e Presidentit tonë Donald Trump.