CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Rama: Krenar për miqësinë me Soros, më dha drejtësinë, Trump po turpëron Amerikën

Rama po mundohet të ndryshojë lëkurën me zgjedhjen e Trump në Shtëpinë e Bardhë, por askush nuk është aq i pasur sa të blejë të shkuarën e tij.

I ftuar në ‘Open’ me 27 shtator 2021, pra një vit pasi Trump ishte larguar nga Shtëpia e Bardhë dhe frenat e saj I kishte marrë Biden dhe Soros, Rama deklaroi se me George Soros ka miqësi për të cilën është krenar. Ai deklaroi se atë e kanë bërë gogol kundërshatrët e tij politikë konservatorë për shkak të ndikimit që ka tek e majta.

“E quaj mik dhe jam krenar. E kam thënë që e kam mik, dhe kur në Shtëpinë e Bardhë kur ishte një armik si Donald Trump. Çfarë kam përfituar unë nga fondacioni Soros?! Në jetën politike, zero. Në jetën e mëparshme, ndonjë bursë, kam pasur dhe unë përfitime.

Deklarata e Ramës erdhi vetëm pak ditë pas takimit në Neë York me Soros, të clin e takoi me 23 shtator të vitit 2021.

Rama publikoi një foto krah miliarderit Soros në “Facebook”, ndërsa e cilësoi atë një mendje të rrallë dhe një mbështetës të palëkundur të Shqipërisë së Hapur.
“Në Nju Jork me mikun e çmuar George Soros, një mendje e rrallë dhe një mbështetës i palëkundur i Shoqërisë së Hapur”, shkruante Rama.

Ndërsa për Sorosin, Rama ka mirënjohje, për Trump ai ka deklaruar se ëstë turp i civilizimit. Ai kurrë nuk ka kërkuar ndjesë për këtë deklaatë ndonëse ishte ndërhyrje direkte në zgjedhjet Pesidenciale të vitit 2020.

“Do të doja shumë që ai (Trump) të kuptonte se nga mënyra sesi flet në fund të fundit nuk është rruga për ta bërë sërish Amerikanë të madhe, por po e turpëron Amerikën në sytë e botës dhe në sytë e të gjithë atyre që e shohin Amerikën si qytetin që shkëlqen në kodër”, tha Rama gjatë intervistë në Atlantic Council në Uashington.

Pyetje: Edhe për reformën në drejtësi?

 Rama: Pajtetër. Fondacioni Soros, ka ardhur në Shqipëri në atë kohë, ka biseduar me mua dhe opozitën, ka qenë e qartë se ai do mbështesë reformën, për të lehtësuar sistemin ad-hoc për pagesën e konsulentëve të huaj. Ka ardhur ish-kryeprokurori i Kroacisë dhe shumë njerëz. Sa ka financuar, gjysmë milioni dollarë. Është një njeri që është bërë gogol me qëllim nga forca konservatore për shkak të influencës që ai ka. Unë e quaj veten mik dhe jam krenar që jam mik. E kam thënë dhe kur në Shtëpinë e Bardhë ishte armiku i tij, Donald Trump. Çfarë kam fituar nga Soros? Asgjë. E kam pasur një përfitim por që nuk ka lidhje me politikën.

About Krye Redaktor

Check Also

“Kam 10 vite pa fjetur në krevat”, Pareshqevi Simaku u gjet duke fjetur mbi valixhe

Elvira Tata, gruaja që gjeti në rrugët e Amerikës ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simakun, …