Rama ndërhyri në zgjedhjet Presidenciale në SHBA duke mbështetur Kamala Harris përmes bashkëshortes

Bashkëshortja e Ramës, Linda Rama ndërhyri në zgjedhjet Presideniale amerikabe duke dalë publikisht në mbështetje të Kamala Harris, kandidates demokrate për garën presidenciale në SHBA, në parathënien e botimit shqip të librit të Kamala Harris “Të vërtetat që mbartim”.

Promovimi I këtij libri nga Linda Rama është bërë disa ditë para datës së zgjedhjeve në SHBA me qëllim për të dërguar mesazh tek shqiptarët e Amerikës për të mbështetur Harris dhe jo Donald trump.

Mes rreshtave, dallohet admirimi me të cilin Linda Rama përshkruan kandidaten demokrate, që njihet gjerësisht si zv.presidentja e parë me ngjyrë në SHBA, por që mban mbi supe një karrierë të gjatë si prokurore e Kalifornisë.

“Ajo zgjodhi të refuzonte propozimin për të marrë postin e Prokurores së Përrgjithshme të Amerikës,-shkruan Linda Rama,- pasi, siç rrëfen autorja në libër, ajo kishte një punë që e dashuronte dhe ende pune që prisnin të kryheshin prej saj. Kush e lexon librin, prokurorin do ta donte si zonjën në këtë libër. Për ne shqiptarët, liria e njeriut është arritja e të giitha arritjeve në histori, e cila na bën pjesë të asaj pjese të botës së sotme, ku përtej sfidave e krizave të demokracisë, njerëzit janë të lirë dhe bashkëjetojnë në një rend ligjor që e garanton lirinë e tyre. Por na bën njëkohësisht edhe përgjegjës për të. I shkruar pikërisht me sytë e mendjes te liria, “Të vërtetat që mbartim” është një libër që i jep kohës së lirë mundësi për të reflektuar për lirinë në këtë kohë, duke kaluar përmes jetës dhe karrierës së një gruaje frymëzuese.”

 

About Krye Redaktor

Check Also

“Kam 10 vite pa fjetur në krevat”, Pareshqevi Simaku u gjet duke fjetur mbi valixhe

Elvira Tata, gruaja që gjeti në rrugët e Amerikës ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simakun, …