Si u arrestua dhe si paguhej 3 mijë euro në muaj nga vrasësi me pagesë  Prefekti i ri i Ramës në Fier

Kriminalizim në cdo struturë të regjimit.  Sot ministri i Brendshëm, ushtari i bandës së Troplinëve dhe Belinda Balluku kanë prezantuar në Fier Arben Çukon si Prefekt të ri të këtij qyteti, ndërkohë që Çuko është arrestuar 6 vite më parë ër lidhjet e tij me një vrasës me pagesë.

Policia tha atëhere se kishte ekzekutuar urdhërarrestin e Gjykatës së Krimeve të Rënda për ish-Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve.

Prokuroria mësohet se e akuzoi Çukon si të përfshirë në korrupsion pasiv, gjatë kohës që ushtronte detyrën shtetërore.

Emri i Arben Çukos ka dalë rastësisht në muajin gusht gjatë përgjimit të anëtarëve të një bande që hetohej për trafik droge.

Nga përmbajtja e hetimeve ka rezultuar se ish-Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve kishte kryer favorizimin ndaj të dënuarit Olsi Karagjozi, një vrasës me pagesë që ndodhet në burgun e Bradasheshit në Elbasan.

Favorizimi është bërë në transferimin e tij në institucionet e burgjeve ku është bërë e mundur që i dënuari të mbajë celular në qeli kundrejt shumave të ryshfetit 1500-3000 euro.

Ekzekutimi i urdhrit të lëshuar nga Krimet e Rënda është bërë pasditen e së dielës, 21 tetor 2018.

Arben Çuko drejtoi burgjet për rreth një vit ndërsa u shkarkua nga detyra në datë 3 shtator të 2018 me urdhër të Ministres së Drejtësisë.

About Krye Redaktor

Check Also

Pse vetëm Berisha flet për protesta?

Bledi KASMI Sot vetëm Berisha flet për protesta. Në takime, mbledhje dhe konferenca vetëm ai …