Berisha: Me këtë dejtësi kriminale që e instaloi Edi Rama me Xhorxh Soros, Salianji në qelitë e burgut meriton dekoratë

Në tubimin të mbajtur në “Rrugën e Shpresës,” lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi ashpër qeverinë e Edi Ramës dhe drejtësinë e kontrolluar nga influenca e George Soros.

Berisha u shpreh se, drejtësia është e manipuluar dhe se politikanë të opozitës po ndëshkohen padrejtësisht. Duke përmendur raste të ndryshme, ai theksoi se sistemi i drejtësisë në Shqipëri është kapur nga krimi dhe korrupsioni

“Të dashur qytetarë dhe qytetare, cilido që ju kujton këtë betejë, ishte Edi Droga, Edi Rama që do të deklaronte se ditën që u nis në Itali për në burg, se zëri i tij ishte i falsifikuar, dhe se unë kam të dhëna të sigurta për këtë. Në një kohë që për 24 orë nuk ekziston laborator mbi tokë që të mund të garantojë se i kujt është zëri.

Dhe e vërteta është se, përgatitet për këtë një kriminel ordiner, e paguan për dënimin që do bënte 100 mijë euro për vit burgu dhe deklaroi se zëri ishte i tiji. Por laboratori në Londër përjashtoi në mënyrë kategorike se zëri ishte i tiji. Deklaroi se zëri ngjasonte plotësisht me zërin e Babales dhe Gerond Xhafës.

Të dashur miq, me gjithë këtë shërbim, sot në vend të një dekorate për shërbimet që i bëri vendit, ai është në qelitë e burgut Fier për një vepër penale që nuk e ka kryer kurrë, për një akt kriminal që nuk e ka kryer kurrë nga një drejtësi kriminale që instaloi në Shqipëri Edi Rama me Xhorxh Sorosin dhe mafien e tin ndërkombëtare.

Me këtë drejtësi për të cilën, mos harroni kurrë, për herë të parë në historinë e një vendi ish-ambasadori, Donald Lu protestonte me megafon para parlamentit me të paguarit e Xhorxh Sorosit kundër opozitës për të votuar ligjet e saj.

Po tjetër, ftoj çdo qytetar të pyesë: cila është vepra penale, cila është akuza për ish-presidentin, ish-kryeministrin, ish-kryetarin e parlamentit , Ilir Meta, që banditë, kriminelë e rërmbyen, i zunë pusi, e zvarritën, e goditën në mes të rrugës para gjithë shqiptarëve vetëm e vetëm se kryebanditi i vendit, kryekrimineli do të marrë me çdo kusht mandatin e katërt, të mbrohet nga krimet e mëdha që ka kryer.

Të dashur miq, pyeteni veten, gjeni akuzën mbi të cilën u zvarrit Ilir Meta për të cilën iu zu pritë, u godit nga narkobanditë me uniformë?

Ajo nuk ekziston askund, nuk ekziston në asnjë dokument, sepse ai është dënuar për verbëri dhe urrejtje politike. Ai është burgosur pa asnjë vepër penale si në asnjë vend tjetër të botës, përveç në Shqipërinë.

Nga Alen Bragët, Letisja Xhonsonit e Xhorxh Sorosit në Tiranë. Nga kjo farë e poshtër e shpifur që s’kanë ligje e as Kushtetutë. Nga këta mjeranë si Altin Dumani, mercenarë që mburren korridoreve se janë prokurori amerikan.

Amerikan, por je i Xhorxh Sorosit, o horr, o llum!

Dhe fatmirësisht, mos mendo se do të ketë forcë në botë të të mbrojë ty, as Edi Ramën. Jo, jo, sepse keni kryer krime të shëmtuar. Keni përdhosur ligje dhe Kushtetutë!”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

BIRN: Shqipëria kthehet de facto një parajsë për parkimin e parave të krimit…

Deficiti në tregtinë e mallrave për Shqipërinë arriti në 469 miliardë lekë ose 4.7 miliardë …