Berisha: Në betejën tonë të mosbindjes civile, le të kthejmë kokën sapo të shohim papagajtë mashtrues të qeverisë

Kryetari i PD, Sali Berisha është ndalur sërish te mosbindja civile e opozitës, ku sipas tij televizionet kombëtare që përdoren si ekrane të propagandës së rilindjes, të bojkotohen nga shqiptarët e lirë.

Berisha tha se, në këtë betejën tonë të mosbindjes civile, le të kthejmë kokën sapo të shohim dordolecë, mashtrues, altoparlantë, papagaj të qeverisë, që shpërndajnë mashtrime ditë e natë për të mbajtur në pushtet diktaturën e krimit, drogës dhe vjedhjes së shqiptarëve.

Berisha: Unë u them këtyre zonjave dhe zotërinjve që i përdorin mediat si gjuha e partisë, valët nuk janë të partisë, valët janë të qytetarëve shqiptarë. Nuk janë tuajat dhe ju i përdorni ato për Edi Ramën, për narkoshtetin, për Taulant Ballën, për Lubi Ballukun, për Damian Gjiknurin, Altin Dumanin, për banda, organizata kriminale me pushtet.

Historia nuk do ua falë kurrë.

Kthehuni pak në vitet ’90 dhe do gjeni se në agoninë e diktaturës, televizioni shtetëror ishte shumë herë më i saktë dhe informativ se ju që mashtroni sot me lajmet tuaja nga mëngjesi gjer në darkë qytetarët shqiptarë.

Që i lumturoni me një të tretën e lajmeve për turizmin, paçka se çdo turist i kushton këtij qytetari të varfër nga taksat e tij 215 euro dhe përfiton prej tij 4 euro. Këto nuk ua thoni ju, se përsërisni statuset e mashtrimit të Edi Ramës.

Ndaj miqtë e mi, në këtë betejën tonë të mosbindjes civile, le të kthejmë kokën sapo të shohim dordolecë, mashtrues, altoparlantë, papagaj të qeverisë, që shpërndajnë mashtrime ditë e natë për të mbajtur në pushtet diktaturën e krimit, drogës dhe vjedhjes së shqiptarëve.

Licencat tuaja kombëtare janë shndërruar në antikombëtare, në altoparlantë të mashtrimit dhe dezinformimit të qytetarëve.

Historia do u dënojë.

Është radha jonë.

Është radha jonë.

Është radha jonë.

Fitore, fitore, fitore.

About Redaksia

Check Also

Ministrat e qeverisë me pasuri 17.2 milion euro, Rama deklaron 2.5 milionë euro

Rilindja duket se nuk ka qenë vetëm një nocion politik i përdorur nga Edi Rama …