Berisha: S’ka diplomat e zyrtar që do të mbrojë Ramën nga shqiptarët

Kryetari i Partise Demokratike, Sali Berisha përmes një video të shpërndarë në rrjetet sociale ka paralajmëruar se asgjë nuk do ta shpëtojë Ramën dhe bashkëpunëtorët e tij të organizatës së tij kriminale për vjedhjet që u kanë bërë qytetarëve.

Përmes video-mesazhit, Berisha shprehet se Rama së bashku me bashkëpunëtorët e tij në qeveri dhe organzitën kriminale të PS, vjedhin çdo ditë qytetarët shqiptarë.

Sipas Berishës, të gjitha vjedhjet e Ramës me organizatën e tij kriminale, mbyllen falë ‘mashës’ së kryeministrit në SPAK, Altin Dumani.

Përtej këtyre vjedhjeve dhe arrogancës së pushtetit, Berisha thotë se nuk ka diplomat, shtetar dhe zyrtar në botë që do mund ta mbrojë Edi Ramën nga vrulli, revolta dhe zemërimi i shqiptarëve.

About Redaksia

Check Also

Ministrat e qeverisë me pasuri 17.2 milion euro, Rama deklaron 2.5 milionë euro

Rilindja duket se nuk ka qenë vetëm një nocion politik i përdorur nga Edi Rama …