Berisha: Zgjedhjet në SHBA treguan se 1 miliardë dollarë për sondazhe ishin vetëm mashtrime

Lideri i opozitës Sali Berisha i ka bërë thirrje demokratëve dhe qytetarëve që të mos bien pre e mashtrimeve nëpërmjet sondazheve të financuara nga propaganda qeverisëse.

Berisha tha, mos u besoni sondazheve, zgjedhjet në SHBA treguan se 1 miliardë dollarë për sondazhe ishin vetëm mashtrime.

“T’i lëmë në hapësirën e mashtrimit dhe të dezinformimit mediat e kontrolluara nga Edi Rama, të cilat i lënë opozitës më pak se 10 përqind dhe dërdëllisin gjithë ditën për Edi Ramën.

Të cilat përpiqen me çdo kusht të zbukurojnë me çdo kusht narkodiktaturën.

Përpiqen me çdo kusht të mbrojnë kriminelët e pushtetit.

Përpiqen me çdo kusht të paraqesin Shqipërinë si një vend normal, paçka se sot Shqipëria si asnjë vend tjetër në Europë ka të burgosur, në ndjekje penale liderë të tre partive kryesore opozitare, dhe sipas tyre kjo nuk është diktaturë.

O servilë, historia do u dënojë për mashtrimin që u bëni shqiptarëve.

Po në cilin vend të lirë mund të jenë të lirë 5 liderë të opozitës të burgosur me dëshmitarë të rremë dhe fallco?

Miqtë e mi, me lutjen time, sapo të shihni sondazhin e parë të tyre, kthejeni kokën.

Çfarë treguan zgjedhjet në SHBA? 1 miliard dollarë sondazhe, 1 miliard dollarë mashtrime dhe vetëm mashtrime.

Mashtrime që ngrihen gjer në nivel krimi sepse synojnë t’u shpëlajnë trurin, t’i keqorientojnë qytetarët.

Ndaj dhe po dëgjuat sondazh, menjëherë kujtoni qindra e qindra sondazhe në SHBA që nxirrnin fitimtare Kamala Harrisin dhe të humbur dhe të stërhumbur Donald Trampin. T’i lëmë ata në mashtrimet e tyre”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Ministrat e qeverisë me pasuri 17.2 milion euro, Rama deklaron 2.5 milionë euro

Rilindja duket se nuk ka qenë vetëm një nocion politik i përdorur nga Edi Rama …