Hidhet në erë me tritol Bankomati i parave në Krujë

Persona të paidentifikuar kanë hedhur në erë me tritol në hyrje të kalasë së Krujës, bankomatin e një banke private.

Nuk dihet nëse është bërë e mundur marrja e parave që gjendej në këtë bankomat apo jo, por kjo gjë po verifikohet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm nga persona të cilët pasi kanë hedhur në erë ‘makinën e parave’ janë larguar me motor në rrugën dytësore të kalasë.

Në ikje, autorët e shpërthimit të bankomatitkanë lëshuar nëpër rrugë dhe kunja hekuri, që shpojnë gomat e makinave.

Kjo gjë duket se ka ndodhur për të shmangur ndonjë ndjekje nga policia.

Këta të fundit kanë nisur hetimet për ngjarjen, duke mbledhur edhe pamje filmike, për të zbuluar autorët dhe zbardhur këtë krim.

About Redaksia

Check Also

Ndahet nga jeta Baba Hekuran Nikollari i Teqesë së Baba Aliut në Alipostivan

Baba Hekuran Nikollari i Teqesë së Baba Aliut në Alipostivan, është ndarë nga jeta parakohe …