“Nëse Beqaj do të bëjë prezantim të shkojë në Surrel”

Komisioni i Posacëm Hetimor Parlamentar ka ndërprerë punën përkohësisht, pas debateve të ashpra në komision mes kryetares Albana Vokshi dhe nënkryetarit Plarent Ndreca.

Ka qenë vetë Ndreca që ka kërkuar një pushim të shkurtër pas përfshirjes në debat, teksa pritej të niste dëshminë ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Ka qenë pikërisht kërkesa e këtij të fundit përmes avokatit mbrojtës, Ermal Yzeiraj për të prezantuar dëshminë e tij me power point, kërkesë e cila është refuzuar nga kryetarja Vokshi.

Kjo kërkesë nuk u pranua nga kryetarja Albana Vokshi, e cila tha se sipas procedurës ai duhet të bëjë një deklaratë dhe jo prezantim. Vokshi tha se, Komisioni Hetimor nuk është as gjykatë as prokurori.

Ndërkohë që Plarent Ndreca u shpreh se kjo që po bën Vokshi, duke mos lejuar Beqajn të mos bëj prezantim dhe video është heqje e fjalës së lirë.

Në replikën e saj për Ndrecën, Albana Vokshi, tha se, “nëse Beqaj do të bëjë prezantim të shkojë në Surrel”, duke nënkuptuar këtu kryeministrin Rama, i cili banon në Surrel.

Kaq është dashur që të ndizej debati në Komisionin për koncnensionet në Shëndetësi nga ana e Plarent Ndrecës, ndërsa Vokshi i ka kujtuar këtij të fundit se ka konflikt interesi me avokatin e Beqajt, ndaj për këtë duhet të linte komisionin dhe të mos ishte prezent gjatë seancës së dëshmisë.

About Redaksia

Check Also

“Kam 10 vite pa fjetur në krevat”, Pareshqevi Simaku u gjet duke fjetur mbi valixhe

Elvira Tata, gruaja që gjeti në rrugët e Amerikës ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simakun, …