“Sterilizimi”/ Korreshi: Ramës nuk ia mban prapanica të vijë në komision

Mbledhja e komisionit hetimor parlamentar për koncensionet në shëndetësi po zhvillohet me debate. I pari për të dëshmuar është ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili la pak më parë qelinë dhe u paraqit në Kryesinë e Kuvendit.

Deputeti i PD, Saimir Korreshi gjatë fjalës së tij kërkoi dëshminë e kryeministrit Rama në komision, ndërsa nuk ngurroi të ironizojë kreun e qeverisë.

“Aman t’i thotë kjo mamica Skëndërbeut që të vijë, se i ka marrë malli këta deputetët e opozitës.

Duan ca leksione si ta kemi krimin e organizuar nga Rama, si vidhen kaq lekë nga buxheti i shtetit, si rrihet duke ngrënë dardha pas, ose të thotë jam frikacak e nuk ma mban prapanica të vi në komision. T’i pyesim bashkë me Vilma Nushin për ekonominë, vetëm të vijnë”, tha Korreshi.

About Redaksia

Check Also

Protesta kundër Ramës/ Besa me qytetarët ka humbur, jep dorëheqjen!

Në protestën e 56-të radhazi kundër qeverisë, një prej të rinjve pjesëmarrës ka reaguar ndaj …