“Sterilizimi”/ Tetë orë në Komisionin Hetimor, Beqaj nuk pranon të japë dëshminë

Ka dështuar sot dëshmia e ish ministrit Ilir Beqaj në Komisionin Hetimor për koncesionet në shëndetësi. Seanca e sotme u mbyll me propozim të nënkryetarit të Komisionit, Plarent Ndreca, i cili tha se, “sot nuk po i japim dot drejtim”.

Seanca e pyetjeve me ish ministrin Ilir Beqaj do të zhvillohet nesër në rreth orës 10:30. Beqaj u soll me pranga në duar për të dëshmuar, por duket se e gjitha prej tij ishte një skenë e përgatitur me detaje.

Nuk pranoi të jap deklaratën e tij, por kërkonte të fliste dhe të shpjegonte pozicionin me pawer point.

Kjo kërkesë solli debate mes anëtarëve të komisionit. Mazhoranca mbështeste kërkesën e Beqajr, ndësra opozita nuk pranoi.

About Redaksia

Check Also

Resorti në Kepin e Rodonit, pronarët në përgjimet e BILD, Dako iu dha 1.4 ha pronë publike

Një aksion prishjeje në Kepin e Rodonit, i publikuar si rutinë nga kryeministri Edi Rama …