Vokshi insiston: Rama dhe Vilma Nushi të vijnë të dëshmojnë në komision

Komisioni Hetimor Parlamentar ka nisur sërish punën për dëshmitë e personave të përfshirë në aferën korkruptive të koncensioneve në Shëndetësi.

Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi ka këmbëngulur që kryeministri Rama dhe Vilma Nushi të dëshmojnë, ndërsa nuk ngurroi të akuzonte mazhorancën në komision se po pengon qëllimisht dëshminë e Nushit.

‘Kërkojmë një shtyrje sërish të komisionit, pasi nuk mund të ezaurohen të gjithë dëshmitarët e thirrur në komsiion. Të mos vijë Vilma Nushi dhe Edi Rama? Ju keni marrë porosi për të mos marrë dëshinë e Nushit, që Rama s’po lëshon Nushin këtë po e shohim ne. Por vilma Nushi s’del mbi ligjin. Është përfituese direkt e koncensionit të sterilizimit. Rama duhet të vijë të dëshmojë në Komision.

About Redaksia

Check Also

Ndahet nga jeta Baba Hekuran Nikollari i Teqesë së Baba Aliut në Alipostivan

Baba Hekuran Nikollari i Teqesë së Baba Aliut në Alipostivan, është ndarë nga jeta parakohe …