Zhduket 15-vjeçari në Shkodër!

Prej dy ditësh një 15 vjeçar nga Postriba në Shkodër ka humbur kontaktet me familjen.

Babai i tij, shtetasi Agim Bibaj tregon se, i biri 15 vjeçar është nisur në mëngjes për në shkollë, por nuk është futur në mësim duke u larguar në drejtim të paditur.

Që nga ai moment nuk ka shkuar në shtëpi gjë e cila ka alarmuar familjen e tij. Babai ka bërë menjëherë denoncim pasditen e 11 nëntorit në policinë vendore të Shkodrës.

Efektivët janë angazhuar për të gjetur se ku ndodhet 15 vjeçari dhe se përse është larguar. Agim Bibaj i bën thirrje kujtdo që mund ta ketë parë djalin e tij që ta njoftojnë.

Po ashtu ka një thirrje edhe për të birin duke i thënë që të kthehet sa më parë sepse e kërkojnë nëna, vëllezërit dhe motra.

Babi thotë se, djali i tij dyshohet se është larguar për shkak se ditët e fundit ai i ka bërtitur që të mos bëjë sjellje të keqe. Ai ka shtuar se djali i ka thënë shokëve të tij, se ka frikë të shkojë në shtëpinë e tij dhe do të shkojë në Tiranë.

“Djali më ka humb dje. Ka shkuar për në shkollë, shokët e tij kanë shkuar në shkollë, ai nuk ka shkuar. Kam ikur në punë herët. Kur jam kthyer më ka thënë nusja që nuk është kthyer akoma. Policia ka bërë gjithë të mirat, por akoma nuk është gjetur gjë”, tha Bibaj.

Bibaj thotë se nuk ka ushtruar dhunë fizike ndaj tij por vetëm e ka këshilluar si çdo prind që te ketë një sjellje të mirë në shoqëri gjë për të cilën dyshon se i biri është irrituar duke vendosur të largohet nga banesa.

“Kishte bërë disa sherre dhe i kam bërtitur. Ai i kishte thënë shokëve të vet që ‘kam frikë të shkoj në shtëpi se mos më rreh babai, do iki në Tiranë’. I kam bërtitur vetë, që të mos bëjë sherre me njeri. Djalin kërkoj, e kërkon nëna, motra dhe vëllezërit”, tha ai më tej.

Agim Bibaj i bën thirrje kujtdo që mund ta ketë parë djalin e tij që ta njoftojnë. Po ashtu ka një thirrje edhe për të birin duke i thënë që të kthehet sa më parë sepse e kërkojnë nëna, vëllezërit dhe motra.

Pas këtij denoncimi forcat e Policisë të Shkodrës, por edhe familja e 15 vjeçarit në Postribë janë vënë në kërkim të tij.

About Redaksia

Check Also

Kriminelët elektoralë do përgjigjen para ligjit!

Nga Ina ZHUPA Drejtues dhe përgjegjës të institucioneve publike në nivel qëndror dhe lokal, të …