Berisha-drejtuesve të qarqeve: Të gjithë programin tjetër ekonomik do ta hartoni ju me grupet e interesit në mbarë vendin

Programin ekonomik do ta hartojnë vetë grupet e interesit. Këtë deklaroi gjatë takimit me drejtuesit e PD në qarqe, kreu i demokratëve, Sali Berisha.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se, të nisin takimet me qytetarët dhe me grupet e interesit që ata të shprehin shqetësimet e tyre.

“Por, ky ishte programi i emergjencës. Përsëri rrime tek ekonomia.

Për ne është shtylla më kryesore e programit. Ne jemi parti e taksave të ulëta, këtu nuk ndryshojmë.

Por përveç kësaj, të nderuar drejtues të qarqeve, të gjithë programin tjetër ekonomik do ta hartoni ju me grupet e interesit në mbarë vendin.

Nuk do hartojmë ne programin e biznesit të vogël. Jo, do ta hartojë biznesi i vogël programin e vet.

Nuk do hartojmë ne programin për fermerët tanë, do e hartojnë fermerët tanë programin që e konsiderojnë më të përshtatshëm për suksesin e tyre.

Nuk do hartojmë ne programin e arsimit, do e hartojnë mësuesit, nxënësit, pedagogët, studiuesit, shkencëtarët.

Nuk do hartojmë ne programin e shëndetësisë, do e hartojnë mjekët, infermierët, qytetarët, të cilët përjetuan një rrënim të këtij sistemi.

Pra, them dhe njëherë, në të gjitha takimet, ju përqendrimin maksimal, detyrën maksimale pas organizimit do keni programin”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Nga zëri juaj guximtar u denoncuan vjedhjet e kryeminstrit, familjarëve të tij dhe narkoministrave

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, nga zëri juaj guximtar në “Rrugën e Shpresës” …