Berisha: Mësuesit dhe pedagogët do të kenë pagat më të larta në rajon!

Lideri i opozitës, Sali Berisha, teksa e ka cilësuar buxhetin e 2025, një buxhet ndëshkues, u zotua për mbështetjen e arsimit.

Gjatë fjalës përpara mbështetsve që ishin mbledhur në ditën e 317 të burgosjes politike të tij, Berisha tha se mësuesit dhe pedagogët do të kenë pagat më të larta në rajon.

Sipas Berishës, fond nga bhxheti do të alokohet edhe për kërkimin shkencor, që siç tha si, do të rritet në nivel rajonal.

“U ndala në këto të dhëna për të theksuar se, buxheti në parlament është një buxhet ndëshkues.

Buxheti prej 8.2 miliardë Eurosh është një buxhet ndëshkues për arsimin shqiptar, për fëmijët tanë, për mësuesit tanë, për pedagogët tanë.

Është një buxhet që të vetmen gjë premton, rrokullisje, rrokullisje, rrokullisje për këtë sistem pa të cilin kombet të ardhme nuk kanë.

Ndaj dhe unë jam sot këtu për tu zotuar këtu para jush, se arsimi do të jetë sistemi i përparësisë më të madhe.

Se modernizimi i shkollës sonë me praktikat, tekstet, metodikat më të avancuara dhe më bashkëkohore pavarësisht nga çmimi do të jetë objektiv madhor i PD.

Se krijimi i një infrastrukture moderne për shkollat, laboratorët, universitetet do të jetë objektiv madhor i pakundërshtueshëm.

Se rrogat e mësuesve shqiptarë, ashtu siç ishin në 2013, do të bëhen përsëri rrogat më të larta të mësuesve në rajon, por vetëkuptohet në nivel shumë herë më të lartë se sa më parë.

Universitetet do të pajisen me të gjitha mjetet moderne.

Të dashur miq!

Në vitin 2013 në universitet e vendit kishim 11600 pedagogë dhe asistencë, kjo shifër sot është 5400.

Përsëri ne do të shndërrojmë universitetet në shtëpinë e madhe të intelektualëve shqiptarë. Në qendrat e fuqishme intelektuale të vendit, në qendrat e fuqishme kërkimore shkencore.

Unë ju premtoj pedagogëve, asistentëve, se trajtimi i tyre do të jetë i njëjtë dhe më i mirë se i kolegëve të tyre në rajon dhe se investimi për kërkimin shkencor do të arrijë dora, dorës nivelet rajonale, për të ecur drejt niveleve europiane.

Do të dyfishohet numri i tyre.

Në universitete numri i studentëve për pedagog do të jetë i njëjtë me vendet e zhvilluara. Ne do të bëjmë gjithçka për kërkimin shkencor, si kushti i të gjitha kushteve për rritjen e cilësisë dhe avancimin e universiteteve tona”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Foto/ Berisha nis festat e fundvitit me qëndresatarët e “Rrugës së Shpresës”

Sali Berisha mund të ishte kudo, por në mbrëmjen e 18 dhjetorit zgjodhi të ishte …