Berisha thirrje studentëve: Të bashkohemi në mosbindje civile, ta bëjmë Shqipërinë të jetueshme…

Kryetari i PD, Sali Berisha i bëri thirrje studentëve që të bashkohen më mosbindjen civile të opozitës për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë.

Duke i premtuar se me ardhjen në pushtet të PD-së, studentët do të paguajnë vetëm një tarifë simbolike për degët ku studiojnë, Berisha kërkoi prej tyre që ta bëjmë Shqipërinë atraktive, tërheqëse, të jetueshme plotësisht.

Berisha: Studentët i garantoj se tarifa e tyre universitare do të jetë thjeshtë simbolike.

Sot të dashur studente dhe studentë paguani nominalisht tarifat më të larta në Europë, pas Mbretërisë së Bashkuar dhe Mbretërisë së Holandës, kjo e fundit për studentët e huaj se për studentët e vet i ka simbolike.

Por kjo situatë merr fund të dashur studente dhe studentë.

Kjo merr fund, ju do të paguani tarifa simbolike dhe kjo është fjala ime e nderit para jush.

Së dyti, kampi universitar që ka 11 vite që pret, i miratuar me masterplan, me ndërtesa dhe çdo gjë dhe që u bllokua nga Erion Veliaj për tu bërë parking, nga ky hajdut i shpërfytyruar do të jetë nga veprat e para publike të qeverisë së PD.

Studente dhe studentë, Shqipëria ka nevoja të shumta, por nevojë më absolute se çdo gjë tjetër ka për energjinë tuaj, për mençurinë tuaj, për mendjen tuaj, ka që ju të ndërtoni ëndërrën tuaj në Shqipëri, sepse Shqipëria e ëndërra tuaja, është Shqipëria ëndërr, Shqipëria më e bukur, Shqipëria e të ardhmes më të mirë për shqiptarët.

Në këtë kuadër ju garantoj se do të bëjmë gjithçka, jo të vendosim ligje që të punoni aq e kaq në Shqipëri, jo, por ta bëjmë Shqipërinë atraktive, tërheqëse, të jetueshme plotësisht, të besueshme plotësisht, krenare me ju dhe ju të krenoheni me të.

Ndaj dhe ju ftoj sonte të bashkohemi në mosbindje civile, nxënës, studentë, prindër për të shpëtuar sistemin e dijes, pa të cilin nuk ka të ardhme, por vetëm errësirë.

Të bashkohemi, është radha jonë, është radha jonë, është radha jonë.

Fitore, fitore, fitore!

About Redaksia

Check Also

Katër ministrat e Ramës me 6.2 milionë euro pasuri, kryeson Balla me…

IGLI HASANI NË 2013 DEKLARONTE 147 MLN LEK PASURI NË 2023, QARKULLIMI SHKON NË 1.1 …