Ironia e deputetit me Beqajn: Ka dy ditë vetëm ha dhe pi raki! Në burg vetëm sapun ka, ishalla s’i ka rrëshkitur

Deputeti i PD, Saimir Korreshi gjatë fjalës në komisionin hetimor parlamentar për koncesionet në shëndetësi nuk i ka ndalur ironitë me ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili prej dy ditësh po qëndron pas dere në pritje për të dëshmuar, por me kushtin ku e do prezantimin me “Power Point”.

Korreshi tha se Beqaj shyqyr që doli nga burgu, pasi sipas tij, prej dy ditësh ministri po ha dhe po pi, duke zhvilluar dhe takime speciale, si dhe duke konsumuar alkool. Ai shtoi më tej se Beqaj në burg ka vetëm sapun, duke thënë se “ishalla nuk i ka rrëshkitur”.

Korreshi: Tani u bë rendi i natës. E fillojnë ditën për ta mbyllur natën. Ai thotë sabotator, këta po mbyllin komisionin fare, ne po sabotokemi atë shokun që doli dy ditë nga burgu. Ai shyqyr që doli po ha po pi sot, takime speciale, jepi varda, edhe raki. Se mos na vjen i dehur, po ta thërrasin. Se ka një problem, ka ca ditë atje pa pirë alkool atje dhe ka dy ditë këtu dhe mos na vjen i dehur.

Këtë parlament e keni bërë si lëvozhg groshe. Ju na thoni lëreni Beqajn të flasë, po ne ju themi silleni Edin të flasë. Të vijë megjithë shoqen Vilma, të na flasë, të na mësojë, të na gozhdojë. Vetëm kjo shoqja që rri në Tajlandë, Elisabeta, na rruan 160 milion lekë, ndërsa mamaja ime merr 140 mijë lekë pension. Domethenë ne nuk na jep plaka një gjel dhuratë për Vitin e Ri, këto na rruajnë miliona. Po si qenka ky muhabet kështu? Ai rri në burg, në burg vetëm sapun ka dhe ishallah si ka rrëshqitur shpesh. Shkoni shikoni se çfarë hale është në pavionet e spitalit të Lushnjes, i keni larë ato qenefat e banjove atje. Një opingë keni bërë. E keni dhjerë shëndetësinë, ejani shikoni spitalin në Lushnje, shikoni qendrat shëndetësore.

About Redaksia

Check Also

“Kam 10 vite pa fjetur në krevat”, Pareshqevi Simaku u gjet duke fjetur mbi valixhe

Elvira Tata, gruaja që gjeti në rrugët e Amerikës ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simakun, …