Mesazhi i parë i Marco Rubios si Sekretar i Shtetit: Do sjellim paqen përmes forcës

Senatori amerikan Marco Rubio ka reaguar për herë të parë pasi që nga presidenti Donald Trump u paralajmërua se ai do të drejtoj postin e Sekretarit të Shtetit.

Përmes një mesazhi, Rubio thotë se është i nderuar për besimin që Trump i ka dhënë dhe se do të punojë për “të realizuar politikën e tij të jashtme”.

Ai thotë se do të fokusohet për të sjellë “paqen përmes forcës” dhe gjithmonë duke vendosur interesat e amrikanëve “mbi gjithçka tjetër”.

Mesazhi i Rubio:

Udhëheqja e Departamentit të Shtetit të SHBA-së është një përgjegjësi e jashtëzakonshme dhe unë jam i nderuar nga besimi që Presidenti Trump ka dhënë tek unë. Si Sekretar i Shtetit, do të punoj çdo ditë për të realizuar axhendën e tij të politikës së jashtme.

Nën udhëheqjen e Presidentit Trump ne do të sjellim paqen përmes forcës dhe do të vendosim gjithmonë interesat e amerikanëve dhe Amerikës mbi gjithçka tjetër. Mezi pres të fitoj mbështetjen e kolegëve të mi në Senatin e SHBA, në mënyrë që Presidenti të ketë ekipin e tij të sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme në vend kur të marrë detyrën më 20 janar.

About Krye Redaktor

Check Also

Fitorja e Trump shkërmoq të majtën në Europë, “The Telegraph”: E djathta fiton në 73 vende demokratike

Popullariteti i partive të majta në mbarë botën është në nivelin më të ulët historik. …