Komisioni Hetimor për Shëndetësinë, Alimehmeti: Mazhoranca legjitimoi vjedhjen!

Pasi Konferenca e Kryetarëve vendosi të mos shtyej afatet e Komisionit të Posaçëm Hetimor Parlamentar për sterilizimin dhe Chechk up, mjeku Ilir Alimehmeti ka deklaruar ky komision bëri shumë për hetimin e kësaj afere.

Alimhemeti i cili në Partinë Demokratike mban postin e Shefit të Departamentit të Shëndetësisë, tha në Syri TV se mazhoranca përmes forcës së kartonave në këtë komision, po legjitimon vjedhjen.

Në fund ai theksoi se Beqaj është në burg falë mekanizmave monitoruese të BE-së për të pikasur çdo tentativë dhe vjedhje të parave evropiane, ndërsa një gjë të tillë qeveria shqiptarë nuk e ka.

“Ky komision bëri shumë, ndoshta perceptrimi se do e zgjidhte komisioni, nuk ishte ky realiteti. Kemi 10 vite që i ndjekim, ka proces gjyqësor. Kujtoj që për këto komisioni u bllokuan disa muaj më herët. Janë një e drejtë kushtetuese, edhe në këto moment është vazhdim i bllokimit.

Me këtë arregoncën e kartonit që kanë bërë socialistët në komision, është të legjitimosh vjedhjen. Ato kartona merren për të qeverisur, jo për të legjitimuar vjedhjen. Apo të kemi një personazh kryesor për këtë aferë, që një ditë do të jetë përballë kolegëve të vetë deputetë. Këta të gjithë kanë ‘mizën nën kësulë’. Kush firmosi vjedhjen e shqiptarëve dhe ku shkuan paratë?

Më 2019 është bërë kallëzimi për shëndetësinë. Beqaj është në arrest në burg për para evropiane, për shifra të vogla sepse ata kanë mekzanizma për të kapur në kohë vjedhjet. Sepse ta dijë që pasuesi nëse tenton të vjedhë, do burgoset. Qeveria shqiptare s’ka ngritur mekanizma monitorimi për vjedhjet dhe koncensionet. I kanë vendosur ata mekazinzmat se si të ‘zhvasim në rrugë ligjore”, tha ai.

About Redaksia

Check Also

Kalaja: Veliaj i përfshirë në afera të rënda kriminale në Bashki, duhet të ishte pas hekurave

Aktivistja Adriana Kalaja thotë se është e habitur nga padia që kryebashkiaku i Tiranës, Enrion …