Nëse Elon Musk do të ishte në Shqipëri

Nga Lutfi DERVISHI

Elon Musk është emeruar të drejtojë Departamentin e Eficensës së qeverisë Amerikane. Administrata në SHBA shpenzon 6.5 trilionë dollarë.
Nëse Elon Musk-ut do t’i ngarkohej e njëjta detyrë në Shqipëri – do ta niste nga 10 pyetje:

Si ndodhi që administrata shtetërore në Shqipëri, në 10 vjet shkoi nga 83 mijë në 186 mijë punonjës edhe pse harxhohen miliona euro për digjitalizimin (e albania)?

Pse u dyfishua numri i të punësuarve në pushtetin lokal nga 20 mijë në 40 mijë kur reforma u bë peër të ulur numrin e punonjësve?

Pse nuk u rritën pensionet kur reforma e 2014 rriti moshën e daljes në pension?

Pse u rrit çmimi energjisë kur u ul numri i atyre që nuk paguanin energjinë?

Pse u rrit numri i të punësuarve në ujësjellësa dhe u ul numri i orëve të furnizimit me ujë të pijshëm?

Pse me rënien e kërkesës për banesa është rritur çmimi i banesave?

Pse është forcuar leku dhe dobësuar euro/dollari?

Pse është i lartë çmimi i naftës kur euro dhe dollari janë “përtokë”?

Pse më shpejt mund të ndërtohet një qytet në Mars, se unaza e Madhe 20 km në Tiranë?

About Redaksia

Check Also

Edvin Rama si Bashar al-Assad!

Nga Bujar LESKAJ Në 9 dhjetor të vitit 2003, në OKB, 100 shtete, mes tyre …