Noka-Prodës: Kur i bien telefonit tuaj përgjigjet SPAK, jeni me pasaportë të bllokuar!

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka debatuar ashpër me Drejtorin e Policisë së Shtetit.

“Kur i bien telefonit tuaj përgjigjet SPAK?”. Për dekonspirim të operacioneve. A e keni pasaportën të bllokuar dhe a i bëni nder policisë”, tha Noka.

Ndërkohë ai i bëri një pyetje që nuk mori përgjigje drejtorit Ilir Proda, nëse, “ka përgjim nga SHISH për ju kur keni qenë zv/drejtor në Elbasan”.

“A keni dijeni që Neritan Nallbati ka qenë i përjashtuar nga policia e shtetit nga Igli Toska për përfshirje në banda kriminale”, tha drejtuesi i lartë i PD në komisionin e sigurisë.

Sipas Nokës, Vilson Bala po shpërblehet për aktin terrorist për të arrestuar Ilir Metën.

“A po shpërblehet Irena Gjoka duke i bërë burrin e sekretares së saj, drejtor operacionaleje”. Më poshtë Noka është shprehur se, “a po shpërblehet Emiljano Shullazi për të emëruar Artion Dukën e IMSI-CATCHER”.

Drejtori i policisë nuk kishte një përgjigje as pas pyetjes së Nokës se “çfarë ju lidh me Ylli Carën dhe a ka dosje që i është fshehur nga policia e shtetit”.

Sipas Nokës, “Policia e Shtetit duke filluar nga drejtori po i jepet krimit të organizuar”.

Proda deklaroi ne Komisionin e Sigurisë pas akuzave të deputetëve të opozitës se, “kam kaluar filtrin e të gjitha institucioneve për t’u zgjedhur drejtor policie”. “Kam qenë oficer i zyrës së vrasjeve kur keni qenë ministër i brendshëm, dhe keni pasur numrin më të lartë të vrasje”. “Nuk e gjej fajin tek ju, por tek vetja që isha i paaftë për t’i zbardhur”, tha Drejtori Proda.

About Redaksia

Check Also

Berisha paralajmëron Ramën me një fund të ngjashëm si të Asad

Kam kënaqësinë që të takoj sonte trupën elektorale të PD-së për kryeqytetin e Shqipërisë, për …