Vokshi: Komisioni Hetimor nuk mbyllet pa u pyetur Rama dhe Vilma Nushi

Pasi Konferenca e Kryetarëve vendosi që të rrëzojë kërkesën e PD për të shtyrë mandatin e Komisionit Hetimor për koncesionet në Shëndetësi, kryetarja Albana Vokshi denoncoi se deputetët e PS tentuan të rrëmbenin komisionin, pasi u përpoqën që të fusnin fshehurazi dëshmitarin.

Sipas deputetes së PD, komisioni hetimor nuk mund të mbyllet pa u ezauruar lista e dëshmitarëve, pasi në të kundërt tha ajo “ne shkelim ligjin”.

Në fund Vokshi theksoi se kyç për komisionin është dëshmia e Edi Ramës, Vilma Nushit dhe të aksionarëve dhe pronarëve.

“Është bërë një tjetër tentativë nga ana e deputetëve të mazhroancës për të rrëmbyer këtë komision. Në mungesë të opozitës tentuan të fusnin fshehur dëshmitarin. Kjo nuk iu lejua, sepse ligji dhe rregullorja nuk e lejon. I them kolegëve të mazhorancës që të jenë të qetë.

Nuk e di si do mbyllet ky komision, kur akoma nuk ka dëshmuar Ilir Beqaj. Kemi edhe disa shtetas të tjerë, italianë dhe shqiptarë që janë kërkuar të dëshmojnë. Unë nuk kam një zgjidhje. Unë dua ti kërkoj deputetëve të mazhorancës që në përfundim të  kësaj dite të diskutojmë për zgjatjen e afatit derisa të ezaurohet lista. Nëse nuk ezaurohet lista ne shkelim ligjin

Kyc për Komisionin është dëshmia e Edi Ramës, Vilma Nushit dhe të aksionarëve dhe pronarëve që marrin para nga taksat e shqiptarëve”, tha Albana Vokshi.

About Redaksia

Check Also

Vëllai i Veliajt numëron 32 milionë euro pas 10 viteve në Bashki të Erionit, e nisi me 240 mijë euro

Pas kontrollove ndaj familjarëve të kryebashkiakut Veliaj, SPAK zbuloi se ato janë kryer në kuadër …