Si u anullua arrestimi i Benet Becit në SPAK

Koordinatori i PD-së për Tiranën, Klevis Balliu deklaroi nga selia blu se prokuorët e SPAK kanë gjetur afera të llahtarshme në hetimet e tyre ndaj kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci. Gjetjet e SPAK i përkasin kohës kur zoti Beci mbante postet e drejtorit të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare dhe kanë lidhje me tenderat e shitjes së energjisë, por edhe sponsorizime të kryera nga KESH për shkollime në Harvard.

Balliu tha se të paktën për një nga këto afera duhet të ishte lëshuar sakaq urdhër arresti ndaj Becit, por akuzoi se kjo po bllokohet nga kryeministri Edi Rama.

Në emër të Partisë Demokratike, Balliu i kërkoi Benet Becit të dorëzojë mandatin, duke ngritur pretendime se e ka marrë nga klani mafioz Bajrat.

“Partia Demokratike denoncon se Edi Rama, Altin Dumani dhe Arben Kraja bllokojnë arrestimin e Benet Becit.

Prokurori Dritan Prençi në hetimet ndaj Becit ka gjetur afera të mëdha korruptive, jo vetëm me kontratat me të shoqen e Vis Berberit, por me një seri rastesh të tjera.

Njëri nga këto raste është për të cilën Prençi kishte firmosur dhe fletën e arrestit është ky që vijon:

Drejtorit të KESH ju kërkua të sponsorizojë me 850 mijë dollarë bursat në Harvard.

Dokumentet faktojnë se Beci pranoj të jepte shumën 850 mijë dollarë, por nga këto 500 mijë për bursa në Harvard, dhe 350 ti ndante me bashkëbiseduesin e tij.

Demarshi direkt i Arben Krajës me Dumanin dhe Edi Ramën, detyruan Dritan Prençin të anulojë urdhër-arrestin.

Partia Demokratike denoncon këtë akt kriminal dhe provon dhe njëherë se Skapi funksionon si organizatë kriminale e kontrolluar nga Edi Rama.

Partia Demokratike i kërkon Benet Becit të dorëzojë mandatin që ka marre nga klani mafioz Bajrat”, theksoi Balliu.

About Krye Redaktor

Check Also

Mashtrimi i Ramës me ndihmën Ekonomike! Vokshi publikon mesazhin: As bukë nuk blen dot!

Deputetja e PD, Albana Vokshi ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili shkruan se, …