Tre mjekët ligjorë që do nxjerrin raportin për lirimin e Gjicit betohen në Gjykatën e Elbasanit

Sot do zhvillohet seanca e rradhës gjyqësore ndaj Safet Gjicit, ish-kryebashkiakut të Kukësit i cili u filmua duke bërë seks në zyrë, ka kërkuar lirinë dhe qëndrimin për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore në shtëpi për pjesën e mbetur të dënimit.

Në seancën e fundit u administruan aktet shëndetësore nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe seanca e rradhës u vendos të zhvillohet sot në ora 11:45 me qëllim për t’u paraqitur ekspertët e Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë për të bërë betimin tre mjekë dhe më pas Gjykata e Elbasanit do iu ngarkojë atyre detyrat për përpilimin e një raporti mbi gjendjen shëndetësore të kerkuesit Safet Gjici.

Ish-kryebashkiaku i dënuar me 3 vite burgim ka ende për të shlyer 1 vit e 2 muaj dënim të mbetur, ndërkohë aktualisht ai gjendet i hospitalizuar në një spital privat.

Sipas avokatit, ish-kryebashkiaku i Kukësit vuan nga probleme të sistemit kardiovaskular, zmadhim të aortës dhe diabet të formës së rënduar. Avokati shprehet se këto problematika Gjici i ka vuajtur edhe më herët, por gjendja e rënduar psikologjike në burg ka rënduar edhe gjendjen e tij shëndetësor.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Nga zëri juaj guximtar u denoncuan vjedhjet e kryeminstrit, familjarëve të tij dhe narkoministrave

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, nga zëri juaj guximtar në “Rrugën e Shpresës” …