Berisha: Rama dhe Beqja i rritën 83 herë kostot e sterilizimit! Mbi 1 mijë të sëmurë në vit mbeteshin pa u operuar

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar, është ndalur te shërbimi i sterilizimit i cili po i kushton shqiptarëve rreth 1 milionë euro.

Berisha tha gjatë fjalës së tij se, si Rama dhe Beqja kanë rritur koston e sterilizimit me 83 herë duke lënë mbi 1 mijë të sëmurë të pa operuar cdo vit.

“Ndaj dhe ju që ndoqët seancat e shkëlqyera të këtij komisioni, patë se si një shërbim sterilizimi iu kushtonte shqiptarëve rreth 1 milion euro në vit.

Tashmë në duart e narkobanditëve, Edi Ramës, Ilir Beqës, Korbës së Kovidit, ky shërbim iu kushtonte 83 milionë euro.

Duke tejkaluar çdo imagjinatë, duke tejkaluar çdo imagjinatë jo vetëm me çmimin, por edhe imagjinatën se morali i zi njerëzor mund të pranonte një vjedhje të tillë.

Ndërkohë, çdo vit sipas KLSH, mbi 1 mijë të sëmurë, dhe ju lutem qytetarëve ta dëgjojnë, mbi 1 mijë të sëmurë mbeteshin pa u operuar, mbeteshin në mëshirë të fatit të tyre sepse spitalet nuk ishin në gjendje të blinin nga Rama, Korba e Kovidit dhe Beqja ky hajdut i pangopur dhe i pashpirt, të blinin setet kirurgjikale për t’i operuar ata.

Por vjedhja nuk ishte vetëm me rritjen 83 herë të çmimit të sterilizimit.

Vjedhja ishte sepse aparaturat më moderne të importuara dhe që paguhen nga taksat e shqiptarëve për sterilizimin, dhe që mjaftonin për sterilizimin e të gjitha seteve në Shqipëri, i mori falas kompania Rama-Beqja-Rrapaj.

Falas mori lokalet.

Falas mori ujin dhe energjinë elektrike.

Të gjitha këto pra e thellojnë në mënyrë të tmerrshme këtë vjedhje të padëgjuar ndonjëherë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Departamenti i Thesarit të SHBA refuzoi të sanksiononte Sali Berishën, deklarata

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka treguar për herë të parë se, Departamenti i Thesarit …