Kryetari i PD, Sali Berisha ka deklaruar se Soros duhet gjykyar për krime kundër njerëzimit për dëmet që ai i shkaktuar popujve me krizat financare dhe falimentime bankash që kanë sjellë pasojë të tmerrshme për popujt.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një intervistë të drejtpërdrejtë për ‘Cim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka folur për atë që pritet të sjellë rikthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Sipas Berishës, ‘ky rikthim bëri të mundur të thejë qafën një dallgë që ngjasonte në miniaturë me revolucionin kulturor kinez, me prolektkultin e revolucionit bolshevik. Pra një dallgë agresioni së pari ndaj identitetit njerëzor, në përpjekje për të krijuar shoqërinë e re njerëzore të tre gjinive apo pa gjini, siç thoshte Marksi për komunizmin’.
‘Rikthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, përbën rikthimin më të jashtëzakonshëm të të gjitha kohërave. Rrezatimi i rikthimit të Donald Trump është botëror.
Ky rikthim bëri të mundur të thejë qafën një dallgë që ngjasonte në miniaturë me revolucionin kulturor kinez, me prolektkultin e revolucionit bolshevik. Pra një dallgë agresioni së pari ndaj identitetit njerëzor, në përpjekje për të krijuar shoqërinë e re njerëzore të tre gjinive apo pa gjini, siç thoshte Marksi për komunizmin.
Në përpjekjen për të zhbërë historinë, për të falsifikuar atë, për të zhbërë familjen, traditën e saj mijëra vjeçare.
Në rrafshin politik kjo dallgë e inspirimit të pastër Marksis-Lelinist e quajtur ‘Wokizëm’ u shoqërua siç thotë sot dokumenti i botuar në mediat shqiptare, letra e 8 senatore me sanksione për motive ideologjike apo politike të kundërshtarëve, apo të përfaqësuesve të forcave konservatore, de fakto me një zinxhir grushtesh shteti antidemokratike nga establishmenti ‘woke’ i Uashingtonit.
Ajo që ndodhi në Shqipëri ishte një grusht i mirëfilltë shtetit në kuptimin e goditjes fatale, sipas parashikimit të opozitës dhe vendosjes së të gjitha pushteteve në duart e Edi Ramës.