Intervista e Metës: U rrëmbeva pasi nuk pranova ofertën e regjimit, mesazhet që i kishte dërguar SPAK…

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha në një intervistë për emisionin Now në Euronews Albania, nga burgu 313 ku po qëndron në izolim që nga arrestimi i tij, se njerëz të SPAK prej një viti i kishin sugjeruar të arratisej.

Sipas Metës, qëllimi ishte që ta shmangnin nga aksionin opozitar dhe refuzimi çoi në rrëmbimin dhe izolimin e tij.

“Po është shumë e vërtetë që njerëz të regjimit dhe SPAK-ut prej një viti më kanë sugjeruar, jo për të më ndihmuar mua, por për të më shmangur nga aksioni opozitar dhe patriotik. Kjo provohet me faktin që pas refuzimeve të mia edhe publike, ata aktivizuan një proces fals për të më rrëmbyer dhe izoluar nga opozitarizmi siç e shpjegova më lart”, tha ai.

Meta theksoi se nuk ka asnjë akuzë zyrtare të ngritur ndaj tij dhe ë ngritur ndaj tij dhe çdo gjë bazohet në hamendësime të personave të inkriminuar dhe me probleme me drejtësinë.

“Po jua përsëris që nuk kanë asnjë akuzë, asnjë prove apo fakt penal kundër meje, prezumohem i pafajshëm dhe në këto kushte dënimi ekziston vetëm në mendjet perverse të atyre që e ideuan dhe ekzekutuan këtë plan rrëmbimi politik për të përjetësuar Shqipërinë si koloni të Sorosit dhe mafias ndërkombëtare”, u shpreh Meta.

 

About Krye Redaktor

Check Also

Mashtrimi i Ramës me ndihmën Ekonomike! Vokshi publikon mesazhin: As bukë nuk blen dot!

Deputetja e PD, Albana Vokshi ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili shkruan se, …