Deputeti i PD, Tritan Shehu, në ditën e 318 të qëndresës qytetare në mbështetje të liderit demokrat, Sali Berisha, tha se e vërteta për kryedemokratin do të dalë në shesh, pavarësisht tentativave për ta sfumuar atë.
Gjatë fjalës së tij, Shehu thotë se demokratët dhe qytetarët besojnë te ndershmëria dhe e pafajësia e Sali Berishës, edhe pse ndaj tij po bëhet komplot në kurriz të demokracisë, PD, votës së lirë dhe atyre që duan të deformojnë të ardhmen e Shqipërisë.
Teksa iu referua fitores së republikanit Donald Trump në SHBA, Shehu tha se erëra të reja do të fryjnë edhe mbi vendin tonë.
“318 ditë që qendrestarët e demokratët vijojnë të protestojnë për një çështje të drejtë. Së bashku për disa arsye, në luftën tonë për t’iu kyundërvënmë këtij regjimi që nis nga lirimi i Sali Berishës. Jemi këtu, të gjitha sepse kemi besim te drejtësia, tek e vërteta që del e nuk zhduket. Del gjithmonë, ne besojmë se Berisha është i pafajshëm, mbahet në izolim politik pas një komploti kundër tij në kurriz të demokracisë, PD, votës së lirë dhe të atyre që duan të deformojnë të ardhmen e vendit.
Besimi jonë po vërtetohet e konfimrohet, këto ditë ngjarjet po ndryshojnë. Erërat po fryjnë nëpër botë. Janë erët e njerëzve të lirë, të djathtës konservatore, që do të fitojnë edhe me Sali Berishën. Edhe në parlament e ngritëm atë shenjë të parë të daljes së të vërtesës nga sekretari amerikan dhe senatorë të tjerë, që kanë thënë atë që themi ne përnatë, që procesi non grata po përdoret politikisht për të goditur të djathtën dhe demokratët. Nga populistët e majtistët e majtë, që duan të sundojnë e përjetojnë pushtetin e tyre me metoda jo të ligjsdhme.
Do nxjerrin të vërtetin e dosjes që mbabet atje, siç ndodh këtu që duan ta izolojnë Berishën politikisht. Ne të gjithë e njohim Berishën, kemi besim te ai dhe ndershmëria e tij, njohim rolin e tij. Njohim frikën e madhe që transmeton ndaj atyre, që duan të trasnformojnë demokracinë shqiptare”, tha Shehu.