Opozita kërkon që kryeministri Edi Rama të marrë pjesë në Kuvend që t’i japë llogari qytetarëve shqiptarë.
Deputeti i PL, Petrit Vasili foli për Komisionin maratonë të Sterilizimit dhe Check up që u shoqërua me debate dhe tensione mes opozitës dhe mazhorancës.
Vasili tha se parlamenti dje ra në duart e maskarenjve, të horrave, pasi policia nuk ishte në gjendje të ndalonte një të burgosur si Ilir Beqaj, i cili sipas tij kërcënoi opozitën.
Petrit Vasili: Shteti i mbaruar, i falur në dorë të horrave!
Garda kontrollon dhe rrobat e deputetëve që hyjnë në Kuvend, por u zhduk për Beqajn!
Duhet të dini që dje në parlamentin e Shqipërisë ka qenë në dorë të çdo lloj maskarallëku. Ajo garda që kontrollon dhe rrobat e Kuvendit ndërkohë që kishte një të paraburgosur kishte vetëm një punonjës garde. Të paaftë ta ndalonin që të hynte e të kërcënonte deputetët. E njëjta gardë që ndalon deputetët të hyjnë në parlament, u zhduk.
Policia e burgjeve nuk kishte mundësi që të paraburgosin që dhunoi çdo ligj e normë nuk kishte as furgon që ta shoqëronte. Ndërkohë që ishte dhënë shfaqja përpara me shoqërimin përkatës.
Një shtet i mbaruar, i falur në dorë të horrave. Kuvendi është në dorë të Zotit, ju na bëni kaligrafira. Morët përsipër të justifikonit dhe t’i jepnit alibi problemit të ecurisë së një komisioni. Asnjë sevap nuk i keni bërë opozitës.