I prangosuri Ilir Beqja lëviz lirshëm në ambientet e Parlamentit dhe kërcënon deputetët e opozitës (Video)

Denoncim i kryetares së Komisionit Hetimor Parlamentar për konçesionet në Shëndetësi, Albana Vokshi

SKANDALI NË PARLAMENT!!!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ambientet e Parlamentit në orët e para të mëngjesit!

Ilir Beqaj, pas takimeve private me deputetët e PS, shëtit i lirë, hyn brutalisht në sallën ku po zhvillohej mbledhja e Komisionit Hetimor duke guxuar të kërcënojë deputetët e opozitës!!!

As Policia dhe as Garda nuk veprojnë!

Edhe pas këtij skandali, Policia e Burgjeve, refuzoi të largonte Ilir Beqen për ta kthyer në burg, edhe pas urdhërit nga Kryetarja e Komisionit. Në pritje të urdhërit të Plarent Ndrecës i cili tentoi të rifillonte mbledhjen e Komisionit.

Praktikisht, Parlamenti ka rënë!!! Është në duart e atyre që i japin leje dhe garanci Ilir Beqes të fusë mjete të forta, hunj e drunj në Parlament, të shëtisë i lirë në çdo ambjent, e të kërcënojë deputetët e opozitës.

E gjitha, që Edi Rama dhe Vilma Nushi të mos dëshmojnë para Komisionit Hetimor!!

Opozita nuk do të bëjë asnjë hap pas!! Do të bëjmë transparencë! Do të denoncojmë! As Rama e askush nuk do të gëzojë asnjë qindarkë të vjedhur nga paratë e shëndetësisë.

About Redaksia

Check Also

Pano: Nxënësit ngrijnë në shkolla, siguria mungon dhe terrenet sportive “me pagesë” – Zëri i të rinjve po shpërfillet?!”

FJALA E ANËTARIT KËSHILLIT BASHKIAK TË TIRANËS TË PD, JONATHAN PANO NË DISKUTIMIN E HAPUR MBI …