Anëtarët e opozitës duhet të jenë dy herë më shumë aktivë në rrjetet sociale

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar gjatë një konference për shtyp se, anëtarët e opozitës duhet të jenë minimumi, dy herë më aktivë seç janë në rrjetet sociale.

Mendoj se anëtarët e opozitës duhet të jenë minimumi, dy herë më aktivë seç janë në rrjetet sociale. Çdo anëtar i opozitës që beson dhe aspiron fitoren e opozitës, duhet të fillojë ditën e punës, të mendojë për shprehjet e tij, të mendimeve, për publikimin e statusve të tjerëve që i pëlqejnë në rrjetet e veta sociale.

Nuk besoj se anëtarët e opozitës janë në nivelin ku duhet të jenë, por kanë çdo mundësi dhe, gjykoj unë, detyrim që të aktivizohen shumë më tepër në rrjetet sociale se sot”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Vera me vlerë 2.8 milionë euro/ Gafa e madhe-Kujt ja dorëzoi shishet e verës SPAK…

Skandali i zhdukjes së shisheve të shtrenjta të verës që u zbuluan në një qilar …