Bardhi: Energjinë e blejmë shtrenjtë dhe e shesim lirë, kjo është kriminale dhe përgjegjësi e Ballukut

Kreu i Grupit Parlamentar të PD ka ripërsëritur edhe njëherë korrupsioni që ndodh në energjitikën shqiptarë, korrupsion i cili rëndon në xhepat e shqiptarëve.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Bardhi risjell në vëmendje çmimin e energjisë elektrike në Kosovë dhe në Shqipër.

Bardhi tha se, ndërsa qyetarët e Kosovës paguajnë çmimin e energjisë 7.4 euro/100 kËh, qytetarët shqiptarë paguajnë 11.1 euro/100 kWh.

Postimi i plotë

Ndërsa qyetarët e Kosovës paguajnë çmimin e energjisë 7.4 euro/100 kWh, qytetarët shqiptarë paguajnë 11.1 euro/100 kWh.

Kjo është pasojë direkte e mungesës së transparencës dhe abuzimeve në procesin e shitblerjes së energjisë dhe shmangies së detyrimit për të përdorur Bursën e Energjisë, që sjellin pasoja të rënda financiare për Buxhetin e Shtetit sepse energjinë e blemë shtrenjtë dhe e shesim lirë. Kjo është kriminale dhe përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Ministres Belinda Balluku.

Kjo skemë kriminale duhet të zbardhet dhe ndëshkohet nga SPAK. Çdo vonesë apo mosveprim rëndon mbi xhepat e qytetarëve të varfër shqiptarë, që u shtohet çdo ditë kosto e jetesës për shkak të babëzisë për të vjedhur çdo gjë dhe kudo!

About Redaksia

Check Also

Berisha: Të arrestosh liderin e opozitës dhe t’i mohosh fjalën e lirë, një fushatë terrori ndaj popullit opozitar

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka pritur në selinë blu qëndrestarët e ‘Rrugës së …