Bardhi: Kryebashkiaku i Tropojës i ka dhënë 5 milionë euro tendera kushëririt të tij, SPAK të veprojë!

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, kritikoi punën e Komisionerit të Prokurimit Publik, duke theksuar se ka lejuar krijimin e skemave “5D” si në Bashkinë e Tiranës edhe në bashkitë e tjera të vendit. Bardhi gjatë diskutimeve në Komisionin e Ligjeve u ndal tek Bashkia e Tropojës, duke theksuar se, Rexh Biberaj, i ka dhënë rreth 5 milionë euro tendera kushëririt të tij. Ai i kërkoj SPAK të veprojë.

Duke përmendur konkretisht disa procedura prokurimi, Bardhi theksoi se: “Kryetari i Bashkisë Tropojë i jep tenderat djalit të xhaxhait. Janë dy kompani në emër të kusheririt të tij dhe vetëm në 3 vite i ka dhënë më shumë se 4.7 milionë euro.  Kontrata për ndertimin e tregut të bagëtive,  dhe sot nuk ekziston ai treg. Po ashtu ka perfituar edhe 3 procedura të tjera tërësisht korruptive dhe në konflikt interesi. Tre janë ankimuar tek ju dhe ju keni shpallur fitues djalin e xhaxhait te tij edhe pse kishte ofertën më të lartë. Ka edhe kontratë tjetër për ndërtimin e rrugëve. Gjashtë konkurentë në garë, pesë të sukalifikuar në kundërshtim me ligjin dhe fitues shpallet serish djali i xhaxhait”.

Bardhi denoncoi mosveprimin e Këshillit të Ministrave për të shkarkuar nga detyra kryetarin e Bashkisë Tropojë, që është nën akuzë nga SPAK për 3 vepra penale   “Shpërdorimit të detyrës”, “Prerjes së paligjshme të pyjeve” dhe “Shkatërrimit të pronës” duke shkaktuar një dëm të madh financiar prej 2.8 milion euro. “Ligji për vetqeverisjen vendore detyron Këshillin e Ministrave të shkarkojë nga detyra Rexh Biberajn, sipas nenit 62/1/a të ligjit. Mosveprimi në këtë rast është shkelje flagrante e ligjit”, u shpreh Bardhi.

Nisur nga fakti që këto tendera korruptiv janë kallëzuar prej kohësh në SPAK, Bardhi i bëri thirrje prokurorisë së posaçme që të veprojë pa vonesa. “SPAK duhet të mbrojë interesin publik dhe të veprojë për këto tendera korruptiv dhe në kushtet e konfliktit të interesit, që kanë shkaktuar një dëm të konsiderueshëm financiar për shtetin”, tha Bardhi.

 

About Redaksia

Check Also

Berisha: Nga zëri juaj guximtar u denoncuan vjedhjet e kryeminstrit, familjarëve të tij dhe narkoministrave

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, nga zëri juaj guximtar në “Rrugën e Shpresës” …