Berisha dënon vrasjen e biznesmenit Reçi: Ky është një ekzekutim mafioz i një shteti mafioz!

Në fund të konferencës për mediat, kryetari i PD-së Sali Berisha ka komentuar edhe vrasjen e biznesmenit Eduard Reçi, dy ditë më parë.

“Me vendosjen e përfaqësuesve të mafies në të gjithë drejtoritë e qarqeve, vrasjet, tritoli janë bërë rregull i përnatshëm.

Unë dënoj vrasjen e biznesmenit Reçi, ish-punonjës i përgjegjshëm, oficer i përgjegjshëm i Shërbimit Informativ, për të cilin nuk figuron asnjë lloj implikimi, asnjë lloj problematike.

Një vrasje mafioze e shtetit mafioz, dhe që si çdo vrasje tjetër, mbetet pa autor dhe pa u zbuluar.

Ju falënderoj shumë për interesin që treguat”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Operacioni ndaj Iranit duhet të vazhdojë deri në mposhtjen e regjimit!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi zhvillimet në Iran pas sulmeve të SHBA dhe …