Berisha: Erion Veliaj njeri pa moral, hajduti më i madh që bashkia ka njohur!

Lideri i opozitës, Sali Berisha e ka cilësuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj një njeri pa morl, që sipas tij është shndërruar në hajdutin më të madh që ky institucion vendor ka njohur që prej ekzistencës së tij.

Duke folur përpara mbështettësve të tij në Rrugën e Shpresës në ditën e 319 të tubimit qytetar, Berisha tha se Veliaj është autor i një sërë vjedhjeve, duke nisur me djegësin e Tiranës që nuk ezksiton, deri te fondet për mbjelljen e pemëve në kryeqytet.

“Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta.

Mirënjohjen më të pakufishme ju, qëndrestare dhe qëndrestarëve të pamposhtur, të kauzës së drejtë të qytetarëve shqiptarë, të kauzës së dinjitetit, të lirisë dhe interesit kombëtar.

Një përshëndetje të përzemërt, oratorëve të kësaj platforme, tribune të vërtetë të fjalës së lirë, që me fjalën e tyre ndriçojnë dhe frymëzojnë zemrat dhe mendjen e shqiptarëve.

Një përshëndetje të përzemërt, qytetarëve të mosbindjes civile para bashkisë së Tiranës, që protestojnë kundër një hajduti që e turpëron emrin njeri.

Kundër një hajduti të pamëshirë, që nisi karrierën e tij duke vjedhur të gjitha financat e Mjaft dhe përfundoi duke vjedhur kompjuterin e tyre.

Si një njeri pa asnjë lloj norme morale, u shndërrua në hajdutin më të madh që ajo ndërtesë ka njohur në tërë ekzistencën e saj.

Të dashur miq!

Erion Veliaj me zhdukjen e 130 milionë eurove te djegësit të Tiranës që nuk ekziston, me grabitjen e fondeve të 1 milionë pemëve që s’janë mbjellë as 1 e njëmijëta e tyre, që është blerë pisha 6700 euro, me dasmën që bëri ky bandit me para, dhe që thoshte i kam nga mamaja, paçka se tenderin e kishte fituar vëllai i tij, Erion Veliaj duhet varur sa më parë në shtyllën e turpit të kombit shqiptar”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Kalaja: Veliaj i përfshirë në afera të rënda kriminale në Bashki, duhet të ishte pas hekurave

Aktivistja Adriana Kalaja thotë se është e habitur nga padia që kryebashkiaku i Tiranës, Enrion …