Fisnik Qosja: Garantoj drejtuesit e PD se Kavaja do të ngrejë flamurin e fitores!

Sot në qytetin e Kavajës PD ka prezantuar kandidatin e tij politik, Fisnik Qosja i cili ka mbajtur fjalën e tij gjatë takimit ku ka shprehur dhe falenderimin e tij kundrejt PD, për besimin e këtij pozicioni.

Qosja u shpreh gjatë fjalës së tij se kjo qeveri, që po gllabëron dhe po i hyn në hak këtij vendi, do të largohet, dhe Kavaja do të ngrejë flamurin e fitores dhe meritës.

Fjalimi i tij

Më është besuar ky pozicion, në fakt un nuk i jam shmangur asnjëherë përgjegjësive, i kam mirëpritur dhe i kam bërë më së miri, aty ku kam qën pjes i përgjegjësive kam qënë fitues. E kam mirëpritur ftesën që Prof.dok. Sali Berisha dhe Kryesia e PD mka bër si drejtues politik dhe do vazhdoj angazhimin tim maksimal cdo ditë, që Kavaja të jetë e para dhe këtë herë.

Unë i garantoj sot drejtuesit e PD, se Kavaja do të ngrejë flamurin e fitores dhe meritës që ky vend duhet të shkoj.

Kemi 1 vit e pak në qeverisje lokale dhe besoj kemi bërë gjëra shumë të mira.

E kam thën që kur kam hyrë në fillim në Bashki e kam gjetur në gjëndje mizerabël, sot qytetarët kanë mbi 20 projekte për lagjet, rrugët, stadiumet, tregun, pallatin e kulturës, rrugën e muzeut e me radhë. Kemi disa projekte që gjithsecili qytetarë dhe demokrat do ta bëjë krenarë, sepse unë në krye të bashkisë kam ardhur me mbështetjen e qyterëve.

Qeveria po gllabëron dhe po i hyn në hak këtij vendi dhe qeveria duhet të largohen një orë e më parë nga ky vend. Këtu biem dakort me të gjithë grupet e interesave.

Unë si drejtues politik, shoh këtu në sallë njerëz që kanë dhënë kontribut për PD më shumë se unë dhe e njohin fushtaën dhe votën . gjithsecili prej nesh këtë kontribut të ftojmë cdo qytetarë cdo mik, të trokasim ne dyert e tyre sepse 2025 është viti i PD. 2025 është viti i ndryshimeve, unë jam në ballë të luftës padiskutim unë do të vritem i pari dhe të gjithë të tjerët janë mbrapa.

Ne duhet të fitojmë, kur themi ne në Kavajë që do të fitojmë padiskurtim që fitorja bëhet realitet. Kavajsit nuk e kanë zhgënjyer PD dhe popullin që e duan kaq shumë qytetin e tyre.

Fitore Fitore Fitore.

About Redaksia

Check Also

BIRN: Shqipëria kthehet de facto një parajsë për parkimin e parave të krimit…

Deficiti në tregtinë e mallrave për Shqipërinë arriti në 469 miliardë lekë ose 4.7 miliardë …