Paula Froelich është një nga gazetaret më të njohura në SHBA. Emri i saj është shfaqur në disa prej medieve më të mira dhe shpesh ka qenë në listën e librave më të shitur të ‘New York Times’.
Aktualisht punon për rrjetin amerikan NewsNation.
Në një shkrim aktual, ajo thotë se reforma në drejtësi në Shqipëri ka qenë një dështim i plotë.
“Paga mesatare vjetore në vend vlerësohet të jetë pak më shumë se 8.000 dollarë në vit, dhe kryeministri Rama – ndonëse një i përkëdhelur i Perëndimit – është akuzuar për transformimin e Shqipërisë në një “narko-shtet autokratik”. Ndërsa Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, e ka lavdëruar publikisht Ramën për “reformën në drejtësi”, edhe pse në vend nuk ka gjyqe me juri, një raport i Departamentit të Shtetit për shtetin anëtar të NATO-s thotë “korrupsioni ekziston në të gjitha degët dhe nivelet e qeverisjes”.
Akoma më keq, burime në Shqipëri më thanë se shpesh, në udhëtimet e tij të shumta në Tiranë, Soros preferon të qëndrojë në shtëpinë personale të ish-diktatorit tiranik Enver Hoxha dhe jo në një hotel.
“Është çmenduri”, më tha një burim. “Për shqiptarët, kjo është si të shkosh në Gjermani dhe të qëndrosh në folenë e Shqiponjës së Hitlerit”, shkruan gazetarja.