Aktivistja dhe avokatja, Adriana Kalaja ka mbajtur fjalën e saj në tubimin qytetar që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’, në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha, pas vendimit politik për ta lënë në ‘arrest shtëpie’.
Kalaja theksoi se do të jenë në protestë te ‘Rruga e Shpresës’, deri ditën kur Sali Berisha të jetë fizikisht në krye të betejës elektorale.
“Në ditën e 319 të rezistëncës dhe që ne këtu nuk vijmë për Sali Berishën por për historinë që ka shkruar Sali Berisha, për frymën që ka krijuar Sali Berisha, që nuk ka mafie që ta zhbëjë, për atë që në 34 vite të shtetformimit shqiptar deri në rezultatet në anëtarësimin në NATO dhe liberalizimit të vizave. Ne do të jemi këtu deri në ditën kur Sali Berisha fizikisht të jetë në krye të betejës.
Ne nuk duhet të tolerojmë sepse nuk na e sjell demokracinë dhe pluralizmin askush, aq më pak ambasadorët e korruptuar. Ne jemi ata që duhet të luftojmë për pluralizmin për demokracinë. Për një Shqipëri të lirë, për një Shqipëri që zhvillon zgjedhje të lira”, tha Kalaja.