Kosova sulmohet në Rumani, ndërpritet ndeshja

Ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës është ndërprerë nga huliganët rumunë.

Përballja që po zhvillohej në kuadër të Ligës së Kombeve ishte duke u dominuar nga Dardanët.

Por, lojtari i Rumanisë, Denis Alibec goditi kapitenin e Kosovës, Amir Rrahmani, ndërsa gjyqtari u dha të dyve kartonë të verdhë, përkundër se ishte lojtari vendas që provokoi dhe goditi.

Më pas, huliganët rumunë filluan të gjuanin sende të forta, dhe u futën në fushë.

Rrahmani tërhoqi ekipin nga fusha, ndërsa filluan thirrjet: “Serbia, Serbia”.

 

Huliganët rumunë tentuan t’i sulmonin lojtarët e Kosovës, ndërsa me shpejtësi shkuan në heshtore.

Siguria për lojtarët tanë është në pikën më të ulët, andaj ka rrezik që nga recidivistët rumunë të ketë pasoja edhe më të mëdha.

About Krye Redaktor

Check Also

“Do ju sakatoj”/ Si i kërcënoi Rama deputetët socialistë që të mbronin Ballukun

Kërcënimet e Edi Ramës për socialistët kanë vahduar edhe në seancën plenare ku deputetët e …