Noka: Në Rrogozhinë bashkia vidhet sepse ky është modeli i qeverisjes! Shqipëria do të shkëputet nga kthetrat e Edi Ramës

Pas takimit të zhvilluar në qytetin e Kavajës, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka i shoqëruar nga Drejtuesi Politik i Tiranës, Belind Këlliçi dhe Koordinatori Rajonal, Klevis Balliu u zhvendosën në qytetin e Rrogozhinës në takimin e radhës ku prezantuan drejtuesin politik, Fisnik Qosja.

Sekretari i Përgjithshëm në PD, Flamur Noka prezantoi Fisnik Qosen si drejtues politik i Kavajës dhe Rrogozhinës dhe përshkrimin e tij si një model suksesi të qeverisjes demokratike.

Gjatë fjalimit të tij para qytetarëve, Noka theksoi kontrastin midis mënyrës se si qeveriset Kavaja dhe situatës në Rrogozhinë, ku ai akuzoi qeverinë lokale dhe qendrore për korrupsion dhe mungesë të investimeve.

Noka u shpreh se, qeverisja nën udhëheqjen e Rilindjes është e korruptuar dhe e papërgjegjshme, duke shkatërruar sektorët publikë dhe duke lënë qytetarët në varfëri dhe papërkrahje.

Sekretari i Përgjithshëm në PD, Flamur Noka e cilësoi si një qeverisje të keqe në Rrogozhinë, ku autoritetet lokale janë të përfshira në korrupsion dhe abuzim të pushtetit. Ai theksoi se kjo situatë është reflektim i qeverisjes së Edi Ramës dhe “bandës” së tij, që ka larguar Shqipërinë nga parimet demokratike.

Për të përballuar këtë, Noka ftoi në një aksion politik të fortë, duke përfshirë mosbindjen civile dhe angazhimin e përditshëm me qytetarët për të rikthyer shpresën dhe dinjitetin.

Sekretari i Përgjithshëm në PD e mbylli fjalimin e tij me thirrje për ngritje dhe bashkim të të gjithë qytetarëve për të realizuar ndryshimin e shumëpritur. Ai e paraqiti këtë lëvizje si të domosdoshme për të çliruar vendin nga “kthetrat” e korrupsionit dhe për të sjellë një qeverisje të re që i shërben popullit dhe jo interesave të ngushta politike.

Fjala e Sekretarit të Përgjithshëm në PD, Flamur Noka:

I nderuar z.kryetar i PD dega Rrogozhinë, Ilir Kasa. I nderuar z.kryetar i PD të degës Kavajë, Hysen Kadiu. I deruar z.Balliu, Koordinatori Rajonal i Tiranës. I nderuar z.Belind Këlliçi, drejtues politik i Tiranës. I nderuar kryetari i Bashkisë Kavajë, njëkohësisht tashmë drejtuesi politik i Kavajës dhe Rrogozhinës, z.Fisnik Qosja.

Të nderuara zonja, të nderuar zotërinj!

Ne sapo prezantuam z.Qosja në Kavajë si drejtues politik dhe tashmë kemi ardhur këtu në Rrogozhinë. Kemi ardhur para jush për të bërë prezantimin e Fisnikut.

Por së bashku me prezantimin e Fisnikut, ne kemi ardhur këtu t’ju themi se do të prezantohet edhe modeli ndryshe që ka nevojë Rrogozhina dhe gjithë Shqipëria për të qeverisur. Fisniku është modeli i suksesit të një demokrati.

Fisniku është modeli i qeverisjes së PD.

Kavaja dhe Rrogozhina janë ngjitur, nuk janë larg. Ngjitur, fqinjë me njera-tjetrën.

Por shikojeni se çfarë ndryshimi të madh ka. Në Kavajë, Bashkia qeveriset, dhe qeveris Fisniku me qytetarët, për qytetarët.

Në Rrogozhinë, Bashkia vidhet. Vidhet Bashkia, vjedhin të gjithë. Drejtorët e Bashkisë dhe drejtorët e qeverisë. Sepse ky është modeli i qeverisjes.

Prandaj sot, e një vit po zvarritet dyerve të drejtësisë kryetari i juaj, kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, sepse përfaqëson simbolin e një qeveritari të korruptuar dhe hajdut të Rilindjes, përfaqëson Edi Ramën dhe nuk e bashkon asgjë me qytetarët e tjerë.

Kavaja qeveriset nga PD, si bashki. Në Rrogozhinë, dhe pushteti qendror dhe pushteti lokal i përket Rilidnjes. Çfarë kanë bërë, si e ka transformuar, çfarë fytyre i ka dhënë pushteti lokal në Kavajë Fisniku? Cila është fytyra e pushtetit qendror dhe lokal këtu tek ju?

Në Rrogozhinë, Memolla e ka kthyer në një çerdhe patronazhistësh bashkinë, siç janë kthyer të gjitha drejtoritë dhe të gjithë sektorët. Në Rrogozhinë, duket sikur vjen në një vend ku ka shekuj pa qeverisje.

Sepse është rrënuar gjithçka. Shikoni fshtatrat e Rrogozhinës. Shikoni bujqit dhe fermerët e Rrogozhinës. Sa investime ka sjellë Bashkia apo qeveria për fermerët e Rrogozhinës? Zero.

Shqipëria duhet të shkëputet nga kthetrat e Edi Ramës dhe të bandës së tij. Dhe kjo është dhe do të jetë lëvizja jonë deri në zgjedhjet e 2025.

Aksioni politik, mosbindja civile është ajo që do na frymëzojë çdonjërin prej nesh deri në arritjen e qëllimit tonë, qeverinë teknike.

Nuk mundet më që Rrogozhina e nëpërkëmbur, e dhunuar dhe e shkelur. E gjithë Shqipëria e dhunuar, e nëpërkëmbur dhe e shkelur nga kjo bandë hajdutësh të durojë këtë regjim në kurriz që vetëm vjedh dhe për asnjë moment nuk hedh sytë nga ta.

Është koha të ngrihemi. Është koha t’i tregojmë Edi Ramës që koha e tij politike ka vdekur. Është koha e qytetarëve, ndaj ne duhet të jemi çdo ditë me ta për të biseduar, diskutuar, për të qarë hallet.

Cdo ditë me ta, për t’ju fituar zemrën qytetarëve, si rruga e vetme drejt realizimit të qëllimeve tona. Qytetari dhe vetëm qytetari është baza e programit tonë politik dhe ekonomik. Qytetari dhe vetëm qytetari do të jetë e gjithë fushata jonë. Edhe mosbindja civile do të bazohet tek qytetarët.

Era e ndryshimit po fryn. Është një fllad i madh ndryshimi që vjen nga SHBA-të. Është fitore e madhe për ne që jemi ndjerë nën thundrën e falangave të Xhorxh Sorosit prej kaq vitesh. Është fat i madh për ne që Xhorxh Soros politikisht vdiq. Kthetrat e tij mbi Shqipërinë dhe mbi opozitën kanë marrë fund.

Është koha të ngrihemi dhe t’i japim një mesazh të duhur qytetarëve. Të ngrihemi, sepse ne duke u ngritur mundet të realizojmë misionin tonë. Vetëm duke u ngritur dhe duke u përballur fitorja do të na përkasë, dhe pastaj të mund të realizojmë programin tonë, që është programi më i mirë që ka patur ndonjëherë ndonjë forcë politike.

Është koha e shqiptarëve. O sot, o kurrë të ngrihemi dhe t’i japim shpresën dhe dinjitetin, PD, Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Fitore!

About Redaksia

Check Also

Gjekmarkaj: Kjo është stina e fundit politike për Ramën! Të bashkuar do të sjellim fitoren e PD

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka postuar në faqen …