110 milionë euro “ryshfet” SPAK për të mos marrë të pandehur Ramën, Veliajn dhe Agaçin?!

Nga Basir ÇOLLAKU

110 milionë euro u spastruan nga llogaria e Albcontroll. Gjykata vendosi. Përmbaruesi dërgoi në arkën e fituesit.
Mos e kruaj me qeverinë..thoshte Agaçi

Mos më bëni kundërshtar se do keni gjithë qeverinë në shpinë u thoshte Veliaj

Tako një herë Jotin e Topit.

Kështu derdheshin mesazhet ndaj Francesko Becchetti pronarit të Agon Channel që tashmë me vendime të drejtësisë, ia doli të marrë nga të ardhurat e Shqipërisë 110 milionë euro me një dorë. Llogjet e Ramës se nuk na i merr dot përfunduan në kosh.

Gjykata Ndërkombëtare Arbitrazhit edhe ato Evropiane për Ekzekutime Vendimesh i dhanë të drejtë biznesmenit italian, duke e dëmshpërblyer në shumë marramendëse.
Opozita kërkoi më herët Komision Hetimor Parlamentar. Mazhoranca e rrëzoi si kërkesë.

Po Rama?

Veliaj?

Agaçi?

Çfarë përgjegjësie kanë nga kjo kosto e madhe financiare e parave publike nga veprimet e tyre? Mesazhet kanosëse të treshes së pushtetit ishin provat fituese për Becchettin

Po SPAK?!

Ka vendime të Gjykatave ndërkombëtare, si ajo e Arbitrazhit, të cilat me provat e paraqitura nga paditësi, kanë fajësuar qeverinë shqiptare duke e penalizuar. A mjaftojnë veprimet e paligjshme e keqbërëse të Rama-Veliaj Agaçi, në këto vendime si indicie e bollshme për të hetuar?!

A kemi një dëm financiar të mjaftueshëm për të gjetur përgjegjësit?!?!

A është një aferë korruptive?!

A ka shpërdorim detyre?

A ka kanosje për shkak të detyrës?

A ka ushtrim të ndikimit të paligjshëm?

A ka dëmtim dhe falimentim të biznesit?!

A ka përfshirje në interes të palëve të treta?!

A ka në.Shqipëri një institucion të hetimit të veprave të paligjshme korruptive dhe të konfliktit të Interesit të emërtuar Prokurori e Posaçme. Krijuar enkas.!!

Këtu autorë e fajtorë janë dukshëm me emra mbiemra postet e detyrat funksionale dhe veprimet e kryera! Janë 110 milionë euro të paguara si “ryshfet” publik për SPAK nëse Struktura e Posaçme nuk lëviz këllqet për të hetuar!! Sa duhet të grabiten. Apo çfarë është Becchetti para inceneratorëve, 5D e miliarda të tjera masakër parash e pronash publike?!

Se çfarë mund të bëheshin me 110 milionë euro për pensione, ndihmë ekonomike, ilaçe të munguara, kopështe e çerdhe të domosdoshme, kjo nuk do mend e kalem…Mos prisni KM të pikëllohet e vetëlargohet. Ai zhduket me mjete ekstrademokratike.

About Redaksia

Check Also

O ne, o Franca, nuk e kemi dhe aq “euro-atlantike” drejtësinë…

Nga Gent STRAZIMIRI O ne, o Franca, nuk e kemi dhe aq “euroatlantike” drejtësinë… Një lajm …