BIRN pyet SPAK a po e heton ministrin Manja për skandalin? Përgjigjja është kodi i mafias…

Këtë të shtunë, Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë së Posaçme SPAK që të hetojë ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja për blerjen e një mijë metra katrorë tokë në Farkë, me çmim disa fish më të ulët se tregu.

“Pyetja e parë që shkon për ministrin është si e gjeti këtë pazar, a përdori detyrën si ministër apo u shpërblye për ndonjë favor që ka bërë gjatë kohës si ministër i Drejtësisë?”, u shpreh Gjata dhe shtroi dhe pyetjet nëse ministri ka konlikt interesi dhe pse ish-drejtori i Bashkisë Tiranë, Arben Maoku, i dënuar për ndërtime pa leje ja ka shitur Manjës tokën me një çmim qesharak, në një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës.

Në një investigim ekspozohet faktin se ministri i drejtësisë, Ulsi Manja investoi 3 milionë lekë për blerjen e një mijë metra katrorëve tokë buzë liqenit të Farkës në vitin 2021, me synimin që ta transformojë atë në një pasuri me vlerë qindramijëra euro. Të dhënat e siguruara nga BIRN sygjerojnë dhe ngrenë dyshime se kjo pasuri u përfitua nga Manja duke anashkaluar çmimet e tregut dhe konfliktin e interesit.

Transaksionet e kryera nga ministri i Drejtësisë ngrenë pikëpyetje, pasi ai e bleu tokën nën vlerën e tregut nga një zyrtar lokal i Partisë Socialiste dhe synon që ta zhvillojë atë përmes një kompanie fituese të një koncesioni nga qeveria “Rama”.

Gjata rendit në deklaratën e tij ato që i cilëson si shkelje të Manjës. sipas tij, toka truall është blerë poshtë çmimit reference dhe me të njëjtën vlerë që është rivlerësuar nga shitësi, duke shmangur taksat e shtetit.

“Së treti, Manja është shefi i një Task Force antikorrupsioni në qeveri. Është ngritur për të luftuar korrupsionin, por e bën vetë se nuk ka besim te të tjerët”, deklaroi Gjata.

Në vijim Gjata ngre pikëpyetje dhe mbi Prokurorinë e Posaçme, duke sjellë në vëmendje se Manja është shpëtuar njëherë nga SPAK për shpalljen e moskompetencës për dosjen e zgjedhjeve të Dibrës.

Ping-pongu mes SPAK-ut dhe Prokurorisë së Dibrës në vitin 2020 lidhur me kompetencën e çështjes së quajtur “Dosja 184”, që kishte lidhje me blerjen e votive në Dibër në zgjedhjet e pjesshme të vitit 2016, solli parashkrimin e veprave penale të kryera për 11 të akuzuar. Pasi dosja i mbeti Prokurorië së Dibrës, kjo e fundit konkludoi se hetimet kishin “provuar tërësisht” blerjen e votave në Dibër, por për shkak të kohës së kaluar, krimi ishte parashkruar.

Në fund të deklaratës, Partia Demokratike kërkon largimin e menjëhershëm të Ulsi Manjës për korrupsion dhe hetimin e tij. I pyetur nga BIRN nëse po verifikon dhe po heton këto fakte publike lidhur me ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja, SPAK nuk u përgjigj deri në publikimin e këtij shkrimi./ BIRN

About Krye Redaktor

Check Also

“Harabeli”, miliona nga Veliaj/ Gazetarja: Ajola paguhet nga OJQ-të që mbështeten nga Bashkia e Tiranës

Nga Ola XAMA Bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë Tiranë Ajola Xoxa rezulton të jetë e …