Kosova dhe Maqedonia e Veriut mbledhje të përbashkët të dy qeverive në Prishtinë

Zëvendës kryeministri Izet Mexhiti thotë se Qeveritë e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës do të mbajnë mbledhje historike në Prishtinë!

“Nga kjo mbledhje do të dalin këto vendime tejet të rëndësishme për të gjithë ne:

🔵Protokolli për Pikat e Përbashkëta kufitare në Bllacë-Hani i Elezit dhe Jazhincë-Glloboçicë, apo sistemin one-stop shop, gjë që do ta mundësojë qarkullimin e pandërprerë të qytetarëve vetëm përmes një pike kufitare, pa tollovi dhe që do të çojë drejt zhvillimit ekonomik.

🔵Marrëveshja në fushën e energjetikës për shfrytëzim racional të resurseve natyrore dhe forcimin e sigurisë energjetike dhe si përgjigje ndaj krizës energjetike në rajon.

🔵Marrëveshja në fushën e arsimit që ka për qëllim bashkëpunimin në fushën e arsimit profesional, arsimit për të rritur, këmbimin e përvojave dhe gjithë këto procese do të realizohen përmes kontakteve të drejtpërdrejta të institucioneve të arsimit dhe jo vetëm.

Ky është vetëm fillimi, hapat e këtillë historik do t’i vazhdojmë me plot bindje!”, ka shkruar Mexhiti.

About Krye Redaktor

Check Also

Trump i shpreh mirënjohjen TikTok-ut: Ndikoi në fitoren time

Presidenti i sapozgjedhur, Donald Trump, deklaroi të dielën se mund të mbështeste vazhdimin e operimit …