Zhgënjimi i Daçiç me këshilltarin e Trump për Kosovën

Beqir Sina

Presidenti Aleksandar Vuçiq, njoftoi vetë në Instagram se ai ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, telefonatë kjo të cilën kreu i shtetit serb u kujdes që ta përshkruante si “të shkëlqyer”.

Vuçiqi po ashtu tha se edhe Elon Musk ishte i pranishëm gjatë një bisede telefonike me Donald Trumpin, të dielën, duke e quajtur bisedën e tij telefonike me presidentin e zgjedhur të SHBA-së një “nder të madh”.

“Presidenti Trump e njeh Serbinë shumë mirë dhe Elon Musk, i cili ishte me të, si dhe Chris Ruddy CEO i rrjetit televiziv Newsmax, gjithashtu e dinë veçanërisht mirë, ndoshta edhe më mirë se disa të tjerë”, tha Vuçiq, sipas një videoje të transmetimur në Istagram.

Vuçiq u tha gazetarëve serb se ishte ndër “10 ose 15 liderët e parë botërorë” që foli me Trumpin pas fitores së tij në zgjedhjet e 5 nëntorit.

Porse, persidentin e zgjedhur amerikan Donald Trump, e kanë uruar zyrtarisht në protokollin e tij disa udhëheqës dhe lider botëror në bisedë telefonike, madje disa janë vendosur edhe në protokollin zyrtar të presidentit të zgjedhur nga të cilët do të veçojë atë si Presidenti indonezian Prabowo Subianto, e cila u trasmetua edhe nga televizionet e shtypi amerikan, teksa Subianto e uroi Donald Trumpin për fitoren e tij në zgjedhje.

Telefonata, e Vuçiqit për të uruar Trumpin nëse do të ishte kaqe evidente sa e paraqet edhe Vuçiqi, dhe si komentohet ajo në Beograd e Prishtinë, at’here lind pyetja; Përse? të paktën emri i Presidentit të Serbisë nuk është e vendosur në listën e protokollit të Persidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump.

Megjithatë, gjithmonë duke parë këtë telefonatë në menyrën spekulative dhe konspiracioniste, veç afrimitetit të diplomacisë serbe, e cila shpenzon 2 milion dolllar në vit lobing në Washington, duket se deklerata e Trumpit, ka të bëjë edhe me atë se Trumpi, ka premtuar gjatë fushatës se do t’a zgjidhë çështjen e luftës mes Ukrainës dhe Rusisë, më parë se të vijë në Shtëpinë e Bardhë, për këtë Presidenti i zgjedhur tani çdo bised e mban edhe në praninë e Musk dhe Ruddy, çka mund të jetë bërë ashtu si e tregon Vuçiqi.

Por, është shumë e rëndësishme, për ta parë këtë bisedën e Vuçiqit me Trumpin, që mundet të jetë bërë edhe në kontekstin e Serbisë me lidhjet e saj me Moskën. Pra, asaj lojës politike me qëndrimet me “dy karrike”, të Serbisë, ku në njërën “karrike” qëndron i ulur në Moskë, me Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç, i cili ka thënë në Moskë se ruajtja e marrëdhënieve me Rusinë dhe Kinën është “interes jetik” për Serbinë, dhe Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, i cili ka falënderuar Rusinë, për siç ka thënë ai për mbështetjen e vazhdueshme që ia ka dhënë vendit të tij.

Ndërkohë, që në “karriken” tjetër qëndron vet Vuçiqi, që përpiqet të tregojë atë afrimin gjithnjë e më të madh të Beogradit me Amerikën dhe Bashkimin Europian.

Vuçiqi, kështu po bën politikën e Beogradit, duke i thënë Brukselit dhe Washingtonit, sesa më shumë që Serbia, të afrohet me Perëndimin, aq më tepër zvogëlohet mundësia e një luftë tjetër në Bosnjë apo Kosovë.

Mbasi, kjo, është e rëndësishme edhe me rritjen e tensioneve mes Amerikës dhe Kinës, ku të dy superfuqitë tashmë shihet qartë se kanë filluar të shenjojnë hartën me zonat e ifluencës si në Luftën e Ftohtë.

Në një tjetër këndëshikim, biseda e Vuçiqit me Trumpin në praninë e Musk dhe Ruddy, mund të jetë bërë ashtu si e tregon Vuçiqi edhe duke treguar se linjat e lidhjeve të ish-jugosllavistëve të Serbisë në Amerikë, janë të forta dhe sidomos brenda republikanëve kongresistë, senator, apo edhe anëtar të administratës dhe figura me ndikim në poliitikën e Washingtonit.

Ngaqë, Beogradi më parë se të “të hidhte tymsen” e bisedës së Vuçiqit me Trumpin, hodhi atë të Princit trashëgmtar Philip Karagjorgjeviç i Serbisë, i cili njihet se është një avokat i fortë për Bitcoin dhe potencialin e tij për të revolucionarizuar sistemin financiar global: Princi serb Filip Karagjorgjeviq, thuhet se e ka telefonuar presidentin e sapozgjedhur amerikan, Donald Trump, për ta uruar atë për fitoren dhe e ka “rekomanduar” sipas Beogradit që ta çnjohë Pavarësinë e Kosovës.

Po në raportet me Prishtinën e Tiranën, zgjedhja e Trumpit çfarë tregon!?

Me gjasë, këto linjat pra “linjat e lidhjeve” që në SHBA, janë zyrtare dhe kështu funksionon në Amerikë, me lobingun, ” underground, ka nisur ti shfrytëzojë edhe kryeministri Edi Rama,( i cili tëtë vjet më parë ka bër deklartën më skandaloze ndaj këtij presidenti në CNN) për të shkuar pranë administratës së re dhe pëshpëritur ndonjë interes pushteti të vetin edhe për katër vjet të tjera, duke futur në lëvizje lidhjet interesat ekonomike financiare mes Washingtonit, Beogradit e Tiranës.

Ndërkohë, që në një farë mënyre, Kryeministri Kurti, bën pjesë te ata politikan në Europë, që kan shfaqur edhe “hidhërim edhe gëzim”, në bindejet e tyre thellësisht të majta me zgjedhjen e Trumpit:

Kryeministri Kurti dhe deklarimet e tij në lidhje me Trumpin tregon një papërgjegjësi dhe jomaturi sa i përket bindjve të tija, të cilat janë në të njëjtën linjë me liderët radikal të majt europian. Kryeministri i Republikës së Kosovës që ka bërë deklarata të paprecedenta në histori të Republikës së Kosovës në raport me administraten amerikane, presidentin dhe përfaqësues tjerë të administrates Trump, tani duhet të dëshmojë se ka ndrruar “kurs”. Ai duhet të ketë shumë kujdes në këtë drejtim dhe duhet të jetë i matur sepse ai nuk përfaqëson një parti politike, pra VV-jen, por Republikën e Kosovës dhe kjo Republikë i konsideron Amerikën partner dhe aleat më strategjik në botë dhe mos të harrojmë që ShBA janë edhe pjestare në çlirimin e Kosovës( Presidenti Klinton), dhe në Pavarësinë e saj( Presidenti George W. Bush) dhe këtë nuk mund ta “cifëlojë apo minoj apo dhe rrezikoj asnjë kryeminister, apo president i Kosovës.

Nuk është se mund të ndodhë diçka e keqe, dhe se do të ndryshojë politika amerikane e jashtme Kosovën, por ekziston frika për diçka të panjohur. Çfarë do të bëjnë SHBA- me Trumpin, i cili është politikan “imponues” dhe ai do ta prishi “statu quon” 12 vjeçare të demokratve (Obama Biden) dhe si do ta mendojnë, si një zgjidhje nëpërmjet një marrëveshje politike dhe ekonomike, që kan nisur ata qysh në mandatin e parë (2016/2020).

Kurse, deklaratat e ministres Gërvalla për presidentin Trump dhe Grenellin duket se të papjekura dhe të panevojshme! Ato tregojn mungesën e mendimit të thellë strategjik të qeverisë së Kosovës në rajon, të cilat shefja e diplomacisë së Republikës së Kosovës, i ka përdorur edhe me udhëheqës dhe politikan të tjer që përdori në funksion të ngritjes së figurës së kryeministrit Kurti, e jo për interesa të Kosovës.

Përfitimi më i madh është shmangia sa më shumë dhe më shpjet nga dekleratat, për presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, (Biden apo Trumpin) dhe Washingtonin, administratën e kaluar apo atë që po vjen, nëse duan seriozisht që të zgjidhet politikisht dhe përfundimisht njohja e shtetësisë së Kosovës.

Sepse, Aleksandër Vuçiqi në Beograd, lobingu i Serbisë me 2 milion dolllar në vit, në SHBA, janë në një linjë për ti dobësuar sa më shumë lidhjet e forta të Washingtonit me Shqiptarët.

Presidenti i 47-të i sapo zgjedhur i SHBA, Donald J. Trump do të jetë presidencë interesante me zhvillime të vrullshme, edhe për Kosovën dhe shqiptarët kudo janë.

Para 7 vitesh( 2017) në Shtëpinë e Bardhë….

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq gjatë vizitës se tij të fundit në Washington, atehere, ishte takuar me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Herbert Raymond McMaster, në Shtëpinë e Bardhë.

Por, çfarë ndodhi në takim?

”U takova në Washington me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të SHBA, Herbert Raymond McMaster. Me gjithë respektin, por kur pashë se pranë tij kishte ulur shefin e tij të kabinetit, shqiptarin nga Kosova, Ylber Bajraktarin, i cili erdhi tek unë dhe tha se ai ishte nga Kosova, për një moment më janë ndalur dritat dhe pastaj e kuptova se çdo gjë ishte e qartë”, ka thënë Daçiq.

About Krye Redaktor

Check Also

Italia: Përgjimet e SKY ECC mund të përdoren si prova ndaj krimit

Përgjimet e mbledhura nga platforma SKY ECC, sipas Gjykatës së Kasacionit në Itali mund të …